Ditëlindja e Monika Kryemadhit, një çizme me fjalët:Guxo, lufto dhe fito!

Shumëherë në politikë ka vlerë me shumë gjesti se sa fjalët e bukura. Gjesti-simbolikë i çizmes së famshme, çizme e cila fluturoi në parlament duke patur shpejtësinë dhe krejt mllefin popullor ndaj qeverisë Rama. Ajo çizme tashmë nuk mbetet thjesht çizme, por simbol revolte, guximi, inati popullor.

Stafi i Monikës njihet për ide novatore, aq me tepër kur flitet për shefen e LSI. Sidomos LRI ka një risi gjetje metaforash, aqsa edhe çizmen e kanë kthyer në moto lufte për të drejtat e qytetarëve.

Dihet tashmë çizmja e cila hyri në histori me të cilën Monika Kryemadhi gjuajti drejt kryeministrit në sallën e Kuvendit në shenjë revolte ndaj keqqeverisjes dhe krimit të organizuar, i cili ka kapluar vendin.

Nuk është më surprizë, që të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të kujtojnë një ditë të rëndësishme për Monikën, ditëlindjen. Por supriza ka qenë dhurata e menduar prej tyre. Jo një qiri në tortë, siç është simbolika tradicionale.

Për Monika Kryemadhin, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte menduar ndryshe. Një qiri mbi një çizme, ku shkruhej: Guxo, lufto dhe fito!

Të rinjtë e LRI-së organizuan një mbrëmje festive për Monika Kryemadhin, duke e pritur atë në një lokal në Tiranë. Qirinj, këngë dhe disa vargje të shkruara për të.

Disa me çizme shtypin,

Disa me çizme motivojnë,

Disa shkelin të pamundurin,

Disa të tjerë shpresë përçojnë.

 E keqja çizmen e dhunës përdor,

Por çizmja e revoltës të keqen e mund,

Është zemra e Monës që na motivon,

Me dashuri dhe besim, një urgan pafund!

GUXO, LUFTO, FITO MONA

Ndërsa festa është ndezur edhe më shumë teksa Kryemadhi kërceu vallen e Kukësit.

 

SHKARKO APP