Djegia e mandateve, Berisha: Të ndërmarrim çdo akt për rrëzimin e Edi Ramës

Shumica e deputetëve të PD që kanë folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar janë rreshtuar pro propozimit të kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve. Flamur Noka, Ervin Salijanji, Florion Mima, Oriola Pampuri dhe shumë të tjerë kanë deklaruar se djegia e mandateve duhet të bëhet në mënyrë urgjente dhe pa pritur teknikalitetet ligjore që kërkojnë një afat kohor prej 6 muajsh.

Pro këtij propozimi është dhe ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. Berisha si një nga njerëzit e PD që e ka shprehur i pari si nocion djegien e mandateve, është shprehur pro ndërsa ka deklaruar se duhen akte që çojnë në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe që shqiptarët të jenë të lirë.

“Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”,- ka deklaruar Berisha në mbledhjen e grupit të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi i Sali Berishës, pas atij të Lulzim Bashës, nënkupton se figurat më me ndikim në PD kanë dhënë tashmë orientimin që do të mbahet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që edhe deputetët e tjerë kanë përkrahur idenë që djegia e mandateve të përdoret si gjest që do të shërbejë për rrëzimin e Ramës dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira.

Pjesë nga deklaratat e deputetëve të PD në mbledhjen e gurpit:

Flamur Noka: Duhet djegia e mandateve, të bashkohemi me qytetarët. Nuk mund të jemi opozitë fasadë.  Ky është një regjim, nuk mund të sillemi normalisht.

Agron Duka: Në mënyrë absolute jam për djegien e mandateve.

Florian Mima: Jam për djegie mandatesh

Oriola Pampuri: Djegia e mandateve, akt sublim.

Ervin Salianji: Po flasim që t’i lëmë mandatet. Unë thashë duhet t’i lëmë dhe të gjejmë hapësirat ligjore që t’i lëmë që tani.

Andon Frrokaj: Pro djegies, ne i paraprijmë me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Është koha për veprim.

Klevis Balliu: Pro djegies së mandateve. Mandatet tona nuk kanë vajtur në parlament.

Valentina Duka: Të gjithë qytetarët në rrjetet sociale ishin pro nesh. Në mënyre absolute jam me njerëzit, jam për djegien e mandateve.

Gent Strazimiri: Jam pro djegies së mandateve.

Aldo Bumçi: Djegie mandatesh, nuk futemi në asnjë lloj zgjedhjeje.

Agron Shehaj: Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vëmë kusht hetimin e Ramës dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Unë jam dakord që mandatet duhen djegur, kjo është gjëja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?