Djegie mandatesh dhe protestë pa ndalesë, në protestën tjetër

Protesta e opozitës do jetë ditën e shtunë me 27 janar. Gjithçka varet nga numri i pjesmarrësve. Edhe skenari, edhe fjalimet, edhe përballja finale me kryeministrin Rama. Nëse nuk ka numër të pritshëm nga liderët e opozitës, atëhere gjithçka zerohet dhe Edi Rama vetëm forcohet.

Pritmeria e opozitës, gjithnjë nëse merret me rezerva, mbetet se do te vijnë diku te 60 mijë veta. Edhe mund të vijnë 100 mijë. Natyrisht janë shumë, gjithnjë të mos harrojmë se jemi në dimër, ftohtë si dhe dita është e shkurtër. Për të qenë realist nëse vijnë në protestë ditën e shtunë të paktën 30-40 mijë veta, atëhere e sigurtë është skenari PD-LSI do jetë se do të përgatiten për protestën tjetër, e cila do jetë pa ndalesë deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Ky skenar ka siguri 100 përqind se kështu do vijojë protesta e opozitës, gjithnjë po që se ditën e shtunë ka pjesmarrje të madhe. Bile përveç protestës së dytë, diku nga muaji mars-prill, e cila do jetë fundi i fillimit të përballjes me kryeministrin Rama. Opozita do dorëzojë edhe mandatet e deputetit. Bile do firmosin edhe emrat e listës së radhës, që vijnë pas emrave të deputetëve, pasi mbetet frika se mos PS i zëvëndëson me ndonjë “salirexhep”.

Skenari, fjalimet dhe vendimi final ditën e shtunë do jetë në raport me pjesëmarrësjen.

SHKARKO APP