Kryeministri Rama dhe lideri i opozitës Basha: Të vdesësh për t’u përplasur!

PD dhe PS po shkojnë me një turravrap të çmendur drejt ÇMENDURISE. Edi Rama i dehur dhe arrogant nga pushteti, kurse Lulzim Basha i çmendur nga kapja e lidershipit në PD. Të dy nuk pyesin asnjeri rrotull. As këshilltar, as miq, as familjen e tyre. Duan me një dëshirë të madhe të përballen dhunshëm. Sejcili ndjen kënaqësinë e përplasjes. E duan kaq shumë  kokë me kokë, aqsa mezi i merr gjumi nga padurimi që të thyejnë kokat e miletit dhe të dëgjojnë tingëllimat e kafkave të njërëzve ku vringëllin druri dhe guri.
 
Janë të dy të çmendur si në një teatër absurd.
 
Luli thotë “nuk futem”, kurse Edi me arrogancë “do futesh si “çeçua””. Të dy janë në tribunë si në “Koleseun” e Romës para dy mijë e kusur vitesh. Në skenë janë turmat, kurse ata të dy, rrijnë larg dhe lart. Atyre u shijon përplasja. Natyrisht e turmave në emër të tyre. Vetë nuk dyluftojnë, me kokat e tyre. Jojo! Koka e tyre vlen shumë, sa 1 miliona koka-vota!
Ata shijojnë kokat e popullit që përplasen. Ata do takohen kur të mos ketë me koka që thyhen për KOKAT e tyre perandorake.
Turp i madh! Nuk ulen të kuvendojnë sy me sy. Nga tavolina nuk ka përherë luftëra. Ka zgjidhje, ka marrëveshje. Edhe para 2000 e kusur vitesh në Athinën e lashtë apo në Romën e madhe, “Perandorët” shkonin në Senat; flisnin, debatonin dhe më pas vendosnin.
Ndërsa në Tiranën e vogël dy njërëz nuk ulen. Ata janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.
 (Marrë nga www.spjv.it)

http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/do-perplasen-shume-keq

SHKARKO APP