Dokumenti i Alibeajt shkatërrues për PS dhe Saimir Tahirin

Dokumenti që nxori sot Enkelejd Alibeaj ka tronditur PS, kryeministrin dhe vetë Saimir Tahirin. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka dorëzuar disa dokumente në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputeti i PD-së tha se dokumentet e dorëzuara faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Artan Habilajn dhe bandën e drogës.
“Ky dokument tregon dy emra, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpërdorimit të kësaj makine. Interesant është fakti se ky dokument është lidhur në 2 prill të 2015-s deri më 2 prill të 2016-s”, u shpreh Alibeaj.
Pra sipas dokumentit del se lidhja mes Tahirit dhe Habilaj ka vazhduar deri vonë, derisa në dokumentin e siguracionit të makinës së tij figurojnë dy emra: Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj.

 

SHKARKO APP