Dom Gjergj Meta: Duhet një rendi i ri botëror! Jo pak familje, jo pak shtete… të na drejtojnë jetën, frymëmarrjen si deri më tani
Kryesore E Mërkurë, 21 Shtator 2022 17:37
Dom Gjergj Meta-
NJË REND I RI BOTËROR?
Ndoshta do të ndodhë, sepse ekziston një rend i vjetër i cili duhet të shkërmoqet, të përmbyset nën peshën e papërballueshme të dëshirës së njeriut për një shoqëri njerëzore.
Shtëpia jonë e përbashkët nuk mund t’i bëjë ballë më një situate në të cilën pak njerëz, familje apo shtete, diktojnë jetën e të gjithëve. Jo vetëm e diktojnë, por edhe e vjedhin, e rrjepin e lënë kockë e lëkurë, e plakin, e vdesin dhe më pas i bëjnë varrime madhështore.
Për këtë duhet një mendim i ri, që nuk është thjesht shpluhrosje e doktrinave të vjetra të ndryshimit. Detyrë e vështirë, por tani është koha e atyre që duhet ta mendojnë ndryshimin, duke edukuar e përfshirë brezat e rinj e duke i motivuar për një shoqëri ndryshe. Jo makiazh mbi fytyra të rrudhura, as operacione plastike, por diçka krejt të re.
Hyji, që i bën të reja të gjitha gjërat, na qoftë ndihmë e përkrahje!