Dom Gjergj Meta: Merruni me diçka më serioze se sa me rrjetet sociale!
Nga dom Gjergj Meta-
Të dashur miq,
Merruni me diçka. Jo diçka çfarëdo, d.m.th. jo me rrjete sociale vetëm a me orë të humbura në marrëzi. Marrëzia juaj të ketë një kuptim. Merruni me letërsi, filozofi, shkencë, muzikë, art në përgjithësi. Fisnikëroni veten tuaj. Do ju duhen këto gjëra kur të mbërrini ditët e mbrame e të filloni t’i llogaritni si qindarkat e fundit. Varet se si do t’i llogaritni: me libra të lexuar, me nota të luajtura në piano a violinë, me ngjyra të përdorura… nuk ka rëndësi. Llogaritini ditët tuaja me diçka që ka të bëjë me shpirtin e jo me inat e zemërim.
Mos i çoni ditët tuaja dëm! Janë të çmueshme për t’u çuar dëm. Sepse jetohen vetëm një herë.