Donald Lu: Gjyqtarëve të korruptuar po u refuzojmë vizat për në SHBA

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu konfirmoi sot se Qeveria Amerikane ka nisur masat kundër korrupsionit në Shqipëri. Në një komunikim me publikun në rrjetet sociale Lu tha se ky është vetëm fillimi.

“Ne mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizmin. Së fundi qeveria e SHBA-ve u ka ndaluar hyrjen në SHBA disa gjyqtarëve të korruptuar, duke u refuzuar apo refuzuar vizat. Ky është vetëm fillimi. Kemi shumë më tepër punë për të bërë”,- tha Donald Lu.

Lexoni më poshtë lexoni pyetjen e një qyetari në faqen e ambasadës dhe përgjigjen e ambasadorit.

Glorjan Jahjaj: Përshëndetje, Z. Ambasador. Faleminderit që na dhatë mundësinë që të komunikojmë me ju. Një pyetje kisha në lidhje me politikën sot shqiptare. Kur ju e dini shumë mirë dhe Amerika e di shumë mirë që politikanët tanë janë kaq të korruptuar, përse nuk ndërhyni drejtpërdrejtë në ta? Faleminderit.

Ambasadori Donald Lu: Pyetje shumë e mirë. Absolutisht, korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona, por edhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar, ne pamë se si partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Ne, gjithashtu, mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anuluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Ne kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Xg_YwqEE1K4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP