Donald Lu: Qeveria duhet të bëj më shumë për luftën kundër drogës

Në kulmin e debatit për hashashizimin e vendit, ambasadori Amerikan nuk i ka kursyer kritikat indirekte ndaj qeverisë. Në një bashkëbisedim në rrjetet sociale me qytetarët, Ambasadori Donald Lu, tha se qeveria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër drogës.

Ai shtoi se institucionet e SHBA kundër drogës, siç është agjencia DEA, po bashkëpunojnë më qeverinë shqiptare. Ndërsa shtoi se gjithë duhet të përpiqen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje

“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. DEA po bashkëpunon me qeverinë për të kapur ‘peshqit e mëdhenj’”,- tha Donald Lu.

Ambasadori ka folur dhe për reformën në drejtësi. Ai tha se miratimi i saj ishte një hap i madh për vendin. Lidhur me politikanët e korruptuar, ambasadori tha se ata duhet të kenë frikë, pasi ndryshimi po vjen. “Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj sidomos me reformën në drejtësi. Ka politikanë të korruptuar, që duhet të kenë frikë se ndryshimi po vjen”,- tha Ambasadori i SHBA.

Një qytetar i ka kërkuar ambasadorit amerikan një vlerësim për kabineti qeveritar. Ai tha se: “disa ministra i vlerësoj me 10, disa me zero”.

Më poshtë disa nga përgjigjet e Ambasadorit Donald Lu:

Reforma në Drejtësi, Vetingu:

“Nëse gjykata kushtetuese thotë se ligji ka probleme, ato do të rregullohen. Dështimi i reformës në drejtësi nuk është një opsion. Reforma do vazhdojë të ecë përpara pavarësisht vonesave të vogla. Gjyqtarët që do të largohen do jenë më të shumtë se në Kosovë. Nëse Ligji i vetingut është në përputhje me Kushtetutën do të zbatohet”.

Kanabisi:

“DEA po punon ngushtë me autoritetet shqiptare për të arrestuar peshqit e mëdhenj. Kemi punuar për 7 vite me ministrinë e Arsimit për të edukuar nxënësit lidhur me drogën dhe e treta me anë të teknologjisë kemi asistuar doganat shqiptare për të sekuestruar më shumë drogë. Ndaloni luftën dhe përpiquni të gjeni një mënyrë për të bashkëpunuar dhe për t’i zgjidhur këto probleme”.

Investimet amerikane në Shqipëri:

“Investimet shqiptare në shba janë të vogla, kjo është e vërtetë. ne kemi parë hapa përpara për zgjidhjen e problemit të korrupsionit dhe lejeve të ndërtimit. Besoj se investimet amerikane do shtohen në Shqipëri”.

 

Shqiptarët duan të largohen nga Shqipëria:

Thonë se njerëzit duan të braktisin Shqipërinë. Nuk e besoj këtë histori. Është e vërtetë që të rinjtë, studentët duan të largohen, por kjo ndodh në çdo vend edhe në SHBA. Vështirësa e gjetjes së punës pas studimeve është një problem. Është e rëndësishme që qeveria të tërheqë investime për të hapur vende pune”.

Si ndihmon SHBA forcimin e ushtrisë shqiptare:

“Ne bëjmë një sërë gjërash për të forcuar mbrojtjen shqiptare. Trajnojmë studentë si në SHBA dhe me anë të trajnimit special në Shqipëri. Ne gjithashtu mbështesim me para e teknologji për të ndihmuar në modernizimin e ushtrisë shqiptare në përputhje me ato të NATO-s”.

A do të bëhemi njësoj si shtete e tjera europiane:

“Besoj se një djalë i ri (personit që pyet). Ne të huajt jemi si udhëtarë në kohë dhe e kontrollojmë Shqipërinë disa herë në vite dhe shohim ndryshimet. Si Arvizu dhe Wiethers janë mahnitur me ndryshimet që kanë vënë re gjatë vizitës së tyre të fundit”.

Media në Shqipëri:

“Me sa kam vënë re unë, në Shqipëri nuk ka sekrete. Gazetarët në Shqipëri dinë çdo gjë, çdo sekret. Por kam vënë re se shpesh gazetarët blehen në botë. Dhe ky është një problem edhe në Shqipëri”.

Çfarë mendoni për Shqipërinë dhe shqiptarët:

“Shumë pyetje e mire. Më pëlqen kur më cilësojnë si njeri me ndjenja dhe jo si institucion. shqiptarët janë njerëz trima. Kanë bërë sakrifica të pamasë. Kanë dhënë çdo gjë për të rritur fëmijët e tyre. Gazetarë guximtarë që mbulojnë skandale si gjykatës që kërkojnë seks, zbardhin problemet e kanabisit, e trafikut të qenieve njerëzore dhe shumë të tjera”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/10154122833470838/

SHKARKO APP