Donald Trump shkarkon këshilltarin John Bolton
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar sot se ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.
Njoftimin për shkarkimin e papritur Trump e ka dhënë në Twitter. Bolton cilësohej si këshilltari më i afërt dhe me më shumë ndikim në politikën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.
“E informova John Bolton se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk pajtohen më shumë sugjerime të tij ashtu si dhe të tjerë në administratë dhe për këtë arsye i kërkove John dorëheqjen, e cila mu dha sot në mëngjes. E falënderoj John për shërbimin e tij. Do të emëroj një Këshilltar për Sigurinë javën tjetër”,- shkruan Trump në postimin e tij në Twitter.
Gazeta “New York Times” raporton se marrëdhënia mes Trump dhe Bolton ishte acaruar për shkak të mosmarrëveshjeve në politikat e jashtme të SHBA-së, në lidhje me Iranin, Korenë e Veriut dhe Afganistanin.
Emri i Bolton është lidhur me negociatat e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, në kohën kur mes palëve diskutohej seriozisht për variantin e shkëmbimit të territoreve. Nga diplomacia serbe, Bolton përshkruhej si një prej zyrtarëve të lartë amerikanë që e përkrahte fuqishëm këtë variant dhe kërkonte që ndarja e territoreve të ishte pjesë kryesore e zgjedhjes së problemeve mes dy shteteve.
Më herët, gjatë karrierës së tij jashtë administratës së SHBA, Bolton mbahet mend si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
I informed John Bolton last night that his services are no longer needed at the White House. I disagreed strongly with many of his suggestions, as did others in the Administration, and therefore….
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 10, 2019