Presidenti Donald Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga posti i kryediplomatit Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin aktual të CIA-s, Mike Pompeo.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka njoftuar përmes rrjetit social Twitter shkarkimin e tij, duke e falënderuar atë për shërbimin e deritanishëm dhe duke shprehur besimin se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë një punë fantastike.

Ndërkohë, Gina Haspel do të bëhet drejtoresha e parë femër e CIA-s, siç bën të ditur vet Trump.

Mike Pompeo, Drejtori i CIA do të bëhet sektari ynë i Shtetit. Ai ka bërë një punë fantastike. Falenderojmë Rex Tillerson për shërbimin e tij! Gina Haspel do të jetë drejtorja e re e CIA dhe e parë grua në këtë detyrë. Urime të gjithëve”,- shkruan Donald Trump në mesazhin e tij.

Shtypi amerikan shkruan se presidenti i kishte kërkuar shefit të diplomacisë Tillerson të jepte dorëheqjen dhe sekretari i shtetit kishte mbyllur para kohe një udhëtim në Afrikë për t’u kthyer dje në Uashington.

Gina Haspel, Drejtoresha e CIA

Kush është shefja e re e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës?

Gina Cheri Haspel (lindur më 1 tetor 1956) është një zyrtare e Inteligjencës amerikane e cila është quajtur ekspertja e torturave. Ajo u bashkua me CIA në vitin 1985. Në shkurt 2017 u emërua nga Presidenti Donald Trump si Zëvendës Drejtore e CIA-s.

Ajo është “zyrtarja e parë e karrierës në CIA” që ka marrë atë emërim, edhe pse është gruaja e dytë, pasi Avril Haines ishte emëruar nga Barack Obama në vitin 2013.

Haspel u zgjodh zv/drejtore e CIA nga Donald Trump në vitin 2017. Ajo ka përvojë 30 vjeçare në shërbimet inteligjente në SHBA.

Mike Pompeo, Sekretari i ri i Shtetit          

“New York Times”: Arsyet e largimit të Tillerson
Që në dhjetor, New York Times kishte shkruajtur se Shtëpia e Bardhë kishte një plan në veprim për të zëvendësuar Tillersonin me Pompeon. Marëdhënia mes Presidentit dhe kreut të diplomacisë në fakt kishte arritur në një pikë shumë të ulët.

Të paktën që kur një njeri i brendshëm zbuloi për mediat amerikane, shfryrjen e zemërimit të Tillerson, gjatë një mbledhjeje: në atë rast ai e kishte quajtur Trumpin “moron”, domethënë idiot. Dhe Presidenti reagoi duke sfiduar Sekretarin e Shtetit në një test të kuocientit të inteligjencës.
Dallimet në pikëpamje, në nivelin e politikës ndërkombëtare, në fakt kanë qenë shumë. Duke nisur nga Irani dhe Korea e Veriut Tillerson i ka kërkuar disa herë presidentit ë përdorë tone më tëzbutura dhe të favorizojë rrugën e negociatave dhe jo atë të përplasjes verbale.

Sekretari i ri i Shtetit konsiderohet një “fajkua”. Nën drejtimin e tij, për shembull, CIA ka deklasifikuar dokumenta që zbulojnë se si Teherani ka mikpritur njerëz të al Kaedës në të kaluarën.

Tillerson: Udhëheqja e SHBA fillon nga diplomacia

Ish-sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson i shkarkuar sot nga detyra, ka zbuluar se presidenti Donald Trump nuk e kishte lajmëruar atë për vendimin e marrë, por më parë ai kishte lajmëruar gjithë botën me një mesazh në “Twetter”.

“Ajo që është më e rëndësishme është të sigurohet një tranzicion i rregullt dhe i qetë gjatë kësaj kohe që vendi të vazhdojë të përballet me politika të rëndësishme dhe sfida të sigurisë kombëtare”, thotë Tillerson në një deklaratë për mediat.

Ai falënderoi “300 milion amerikanët” të cilëve u ka shërbyer në fund dhe tha se së shpejti do të falënderon personalisht personelin e tij dhe planifikimin e politikave.

Tillerson thotë se ka marrë një telefonatë nga presidenti i Air Force One pak pas mesdie, rreth tre orë pasi Trump njoftoi shkarkimin e tij nëpërmjet në postimi në Twitter.

Ai thotë se do të kthehet në jetën private, duke i bërë thirrje diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të punojnë me përkushtimin mbi betimin që kanë marrë në bazë të Kushtetutës. Ai thotë se “bota ka nevojë për udhëheqës vetëmohues, ndërsa udhëheqja amerikane fillon me diplomacinë”.

Tillerson shton se i delegon të gjitha përgjegjësitë tek zëvendësi i tij.

Duke iu drejtuar punonjësve të tjerë të qeverisë, Tillerson thotë: “Të gjithë morëm të njëjtin betim zyrtar. Ne të gjithë jemi të lidhur me angazhimin e përbashkët, për të mbështetur dhe mbrojtur kushtetutënNe mbetemi të palëkundur këtu në Uashington dhe në postet anembanë botës”.

Tillerson ka përshkruar arritje diplomatike gjatë qëndrimit në post. Ai thotë se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t’iu përgjigjur “sjelljeve dhe veprimeve shqetësuese” të Rusisë.

“Rusia duhet të vlerësojë me kujdes se si veprimet e saj janë në interesin më të mirë të popullit rus dhe botës më gjerësisht. Vazhdimi i trajektores së tyre aktuale ka të ngjarë të çojë në një izolim më të madh”, thotë Tillerson.

SHKARKO APP