Amerika zgjedh Donald Trump. Hillary Klinton uron Presidentin e ri, Trump

Ne zgjedhjet amerikane Donald Trump ka fituar me diferencë rivalen e tij Hillary Clinton, duke fituar edhe në bastione të demokratëve.

Republikani siguroi fitoren me shtetin e Pensilvanisë, ku në votat e fundit ktheu rezultatin në favor të tij, i cili që ne fillim udhëhiqej nga Clinton.

Nuk ka përfunduar ende numërimi i të gjitha votave në shtetet e tjera, por Donald Trump ka siguruar më shumë se 270 vota elektorale, pragu minimal që duhet për t’u shpallur President i SHBA-së. Republikani ka fituar me më shumë se 270 mijë vota ndaj rivales Hillary Clinton.

SHKARKO APP