Doris Pack: Rama sulmon krahun e djathtë të Kancelares

Shkrimet në disa media shqiptare afër PS, të cilat njihen si të financuara nga segmente qeveritare, ku një anëtar shumë i rëndësishëm i parlamentit gjerman akuzohet per financim nga rusët dhe trafikim fëmijësh, kanë sjellë debate të forta jo vetëm në Tiranë, por edhe në Bruksel.

Ish-eurodeputetja Doris Pack, një njohëse e mirë e Shqipërisë dhe politikës në Tiranë, ka reaguar për lajmet “fake news” ndaj Gunther Krichbaum dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Doris Pack thotë se historia e shpifjeve ndaj deputetit gjerman është fabrikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ish-eurodeputetja Doris Pack, në cilësinë e kryetares së gruas në Partitë Popullore Europiane, me anë të një postimi në Twitter, i ka cilësuar shkrimet dhe deklarata e Ramës si të turpshme.

Pack shton dozën e akuzave ndaj kryeministri Edi Rama duke ju drejtuar atij personalisht me shprehjen se: jo gjithe mund të shiten dhe të blihen.

Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan Doris Pack në në Twitter.

Ditën e sotme mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës pati akuza të ashpra lidhur me shkrimet në media kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Basha tha se shkrimet janë sponsorizuar nga Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste.

Ndërsa kryeministri Rama në përgjigjen e tij deklaroi se nuk mund të mbante përgjegjësi për lajmet e çdo portali në vend. Gjithashtu, Kryeministri shtoi se rezervat ndaj deputetit gjerman për kritikat që ky i fundit ka bërë ndaj qeverisë së tij, ja ka thënë në sy dhe jo me anë të medieve.

Deklarata e Doris Pack në Twitter:

LEXONI DHE…

SHKARKO APP