Dritan Ylli: Kontrolli i punësuarve në Sharrë kompetencë e Bashkisë,jo e ISHP

Kreu i Inspektoriatit shtetror të Punës Dritan Ylli deklaron prerë se përgjegjsinë për të punësuarit në Sharrë e ka vetëm Bashkia. Një natë më parë në emisionin Top Story, Erjon Veliaj tentoi të heqë përgjegjësinë për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, duke ia lënë fajin Inspektoriatit të Punës. Fatkeqësia mund të kishte ndodhur në secilin nga100 kantieret që ka hapur Bashkia, tha Veliaj duke ngritur supet.

“Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë.  Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.

Gjatë emisionit pati një reagim nga kreu i Inspektoriatit të Punës(ISHP), Dritan Ylli, i emëruar në këtë post nga LSI. Në reagimin e tij, Ylli tha se nuk ka qenë kompetencë e Inspektoriatit të Punës kontrolli i kushteve ku punojnë të punësuarit në Sharrë. Sipas tij kjo është kompetencë e bashkisë.

Vetë Erjon Veliaj duke promovuar punën në Landfillin e Sharrës, doli garant për kushtet e punës aty. Video më poshtë, kur Veliaj garantonte kushtet e punës në Sharrë. Ndërkohë prokuroria po heton në lidhje me këtë ngjarje dhe kontratat e bashkisë me firmen zbatuese.

I pyetur nga gazetarët në studio nëse ka qenë në kontakt me familjen e 17 vjeçarit të vrarë në landfill, Veliaj pohoi se bashkia është në kontakt me ta.

Familja e Ardit Gjoklajt, pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj se është në kontakt me ta, u konfirmoi gazetarëve të Publicus pavërtetësinë e kësaj deklarate.

“Askush nuk ka kontaktuar nga Bashkia me ne”, thanë ata.

SHKARKO APP