Drogë, arrestime dhe prapë drogë. Operacioni në Tiranë, 16 në pranga
Pak ditë pas operacionit që arrestoi disa biznesmenë ndërtimi që merreshin me trafik droge, Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmë në mesnatë një operacion të gjerë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Në total janë arrestuar 16 persona që kryenin trafikun e drogave të rënda, heroinë dhe kokainë, në zonën e “Ali Demit” dhe “Myslym Shyrit.
Në pranga në kohë të ndryshme janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal, që shiste kokainë në disa zonë të kryeqytetit. Të arrestuarit e operacionit të koduar “Tangent” janë shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta ka edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.
Dy aksionet e fundit tregojnë për një rrejt të gjerë ndërkombëtarë. Trafikantët në Tiranë janë vetëm një pjesë e segmentit të trafikut. Lidhjet e bandave të fundit dëshmojnë se kemi të bëjë më një rrejt që furnizohet nga Turqia dhe vendet e tjera të lindjes. Gjithashtu, rezulton se Shqipëria nuk është vetëm zonë e tregtimit por edhe e trafikimit të lëndëve narkotike për në vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit Europian.
Detajet e operacionit të fundit
Në pranga mbrëmë, në kuadër të këtij procedimi penal janë vënë 7 shtetas:
- Gjergji Cukali, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për “Pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje”;
- Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
- Muharrem Kallushi,32 vjeç ,nga Tirana
- Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana;
- Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë;
- Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana;
- Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për veprën penale të prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike
Në kohë të ndryshme më herët, në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar edhe 9 shtetas:
- J. K., 26 vjeç, nga Tirana;
- A. M., 37 vjeç, nga Prishtina;
- J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina;
- H. T., 45 vjeç, nga Kavaja;
- A. T., 27 vjeç, nga Kavaja;
- J. H., 26 vjeç, nga Durrësi;
- A. S., 26 vjeç, nga Korça;
- G. Ç., 25 vjeç, nga Korça;
- M. J., 33 vjeç, nga Tirana.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në bashkëpunim me njëritjetrin ata dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ishBlloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”. Përmes veprimeve proceduariale duke përdorur edhe medota speciale, Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike për këtë grup kriminal. Hetimet kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.
Provat materiale te sekuestruara:
- 282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
- 25 telefona celularë;
- 5 automjete të markave te ndryshme;
- 15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.
Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj. Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit.
Për shtetasin Gjergji Cukali, është ngritur edhe akuza e “Falsifikimit të dokumentave”, pasi iu gjet dhe sekuestruan një kartë ID, Patentë dhe Pasaportë biometrike të falsifikuara. Materialet proceduriale do t’i dërgohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të arrestuar në flagrancë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=hQYRAMezdTY” width=”560″ height=”315″]