Durrësi si “Waterlo”-ja e Edi Ramës*

Humbja më e madhe elektorale e Rilindjes do jetë Durrësi. Por jo vetëm!

Edi Rama pati deklaruar hapur se do jetë në krye të listës së PS për qarkun Durrës. E mori me shumë entuziazëm dhe shkoi duke darkuar nëpër zonën buzë detit. Por largimi i detyruar i Vangjush Dakos nga lista për deputet i Rilindjes në këtë qark ka sjellë reagimin edhe të grupeve të krimit dhe atyre që janë “profesionistë” në vjedhjen e votave.

Reagimi i kësaj bande në Durrës si dhe frika e përhapur se po vjen Opozita në pushtet, e ku arrestimet do jenë që javën e parë ndaj tyre, solli një këshillë të fundit miqësore të Dakos ndaj Ramës.

-Ik nga Durrësi dhe strehohu në Vlorë se këtu do dalim keq!- ka qenë sugjerimi i ish-kryebashkiakut durrsak, i cili me hundë e njeh “motin” me furtunë në Durrës. Pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vangjush Dako nuk mund t’i afrojë më sigurinë e dikurshme kryetarit të PS dhe as nuk mund të garantojë linjat e pushtetit politiko-ekonomik në këtë qytet.

Dhe Edi Rama iku. Shkoi te Damian Gjiknuri që të paktën të ketë vendstrehim nga fisi Gjiknuri në ato male labërie.

Ndërkohë në Durrës PS-ja ka caktuar si drejtuesin kryesor të fushatës zgjedhore drejtorin e përgjithshëm të OSHEE, Ardian Çelën. Por ky si ujk i vjetër dhe “nxënës” i Vangjush Dakos e ndjenë furtunën dhe tregohet i kujdesshëm. SPAK si një paralajmërim ia arrestoi shefen e kabinetit. Mesazhi i ka shkuar qartë Çelës! Ndërkohë PS-ja e Durrësit dhe bashkia e këtij qyteti prej kohësh janë futur në sherr dhe janë nxjerrë jashtë loje nga vendimmarrja. Halli më i madh i zyrtarëve lokalë të PS dhe bashkisë është si shmangin burgun për firmat që u kërkojnë ministrat e Rilindjes me milionat që po vidhen me projektin e rindërtimit. Pasi u keqpërdoren për vite me radhë, zyrtarët e PS që kanë mbetur në Durrës e kanë më mirë të shkojnë në opozitë sesa të hyjnë në birucë për projektet 3D që vjedh Rilindja.

Nga ana tjetër opozita është në sulm në Durrës, sidomos LSI. Kandidimi nga LSI i ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar Bahri Shaqiri, në Shijak, është mesazh i qartë i ndërkombëtarëve se bandat do arrestohen sapo të mbarojnë zgjedhjet. Shaqiri ka shkuar si përfaqësues i LSI aty, por kryesisht nga partnerët ndërkombëtarë si një kandidat potencial për ministër në Qeverinë e re të LSI-PD pas 25 prillit. Masakra që ndodhi më votat në vitin 2017, ku rilindja dhe strukturat e shtetit u bën njësh më krimin për të vjedhur votat e opozitës nuk ka shanse të përsëritet më. Dosja që publikoi gazeta gjermane “Bild” tregoi skemën sesi funksiononte mafia dhe politika në Durrës. Zyrtarët e PS dhe të kërkuarit nga policitë e disa shteteve të Bashkimit Europian funksiononin si grup i përbashkët në vjedhjen e votave dhe trafiqet e pista të krimit organizuar. Të njëjtën elementë që kontrollojnë pasuritë dhe jetën e banorëve të Durrësit do të vihen në lëvizje edhe në këto zgjedhje. Sigurisht tentativat do të jenë në forma të tjera, por thelbi i bashkëpunimit politikë-krim mbetet i njëjtë. Për këtë arsye, në Durrës partnerët ndërkombëtarë si dhe shërbimet sekrete italiane, gjermane dhe amerikane do jenë përqendruar fort për ta zhdukur bandën dhe bandat e Rilindjes apo kujtdo. Ndaj Bahri Shaqiri sjellë garanci për qytetarët durrsakë që do kenë mundësinë të shpëtojnë nga pushteti dhe presioni i bandave.

Durrësi do të jetë “Vaterloja” më e madhe e Edi Ramës, ndonëse krejt Shqipëria do jetë një zjarr ndaj Rilindjes.

Prandaj Vangjush Dako i sugjeroi Kryeministrit Rama se “Ik nga Durrësi!”.

Dhe Rama iku! Siç do ikë më 25 Prill!/Herion Mesi/

*Beteja e Waterloo u zhvillua me 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive te koalicionit te shtate i cili përbehej nga Anglia, AustriaRusiaPrusiaSuediaMbreteria e SardenjasHollanda dhe nga disa shtete Gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te humbjen perfundimtare. Për faktin se merrnin pjese shume shtete dhe per faktin se ishte nje beteje shume e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja me gjakderdhse e shekullit XIX, beteja zjati afërsisht 7-8 ore ne te cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtare.

SHKARKO APP