DW: Sot në Turqi vendoset fati i Demokracisë ose regjim autoritar
Radio shtetrore gjermane “Dojce Welle” ka shkruar online se “Votimet e kësaj të diele Turqi janë ndoshta më të rëndësishmet në historinë e Turqisë moderne. Nëse fiton presidenti turk, Erdogan konsolidohet pushteti i një njeriu të vetëm. Por as opozita turke nuk duhet injoruar.
Turqit votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Populli jep votën se ç’të ardhme përfytyron për vendin e tij. Rezultati i zgjedhjeve vendos edhe për të ardhmen e presidentit Erdogan. Nga një politikan që e ktheu vendin e tij në një fuqi rajonale ekonomike me synim anëtarësimin në BE, Erdogan është kthyer vitet e fundit në një politikan autoritar.
Shoqëria turke që është e përzier me shumë grupime etnike dhe besime është e ndarë në dy kampe: Përkrahës të Erdoganit dhe ata që e kritikojnë atë. Në Turqi janë të regjistruar afër 60 milionë njerëz me të drejtë vote. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e votuesve e mbështet Erdoganin dhe partinë qeverisëse, AKP. Pjesë tjetër mbështet parti të tjera dhe do fundin e sundimit të Erdoganit.
Erdogani kërkon fundin e ndarjes së pushteteve
Në 10 vitet e fundit, Erdogan ia ka dalë të mënjanojë konkurentët e mundshëm. Kështu themeluesi dhe kryetari i partisë, AKP ia ka dalë të forcojë pushtetin. Qëllimi i tij në këtë zgjedhje është marrja e pushtetit mbi legjislativin, drejtësinë dhe ekzekutivin. Ai kërkon sistemin presidencial.
Për reformën e nevojshme u vendos në prill 2017 në një referendum në Turqi. Erdogan e ngre lart këtë projekt, por në këtë sistem presidencial kompetenca për krijimin e qeverisë kalon nga parlamenti tek presidenti. Atij i nënshtrohet edhe shërbimi i fshehtë dhe ushtria. Edhe ministrat vendosen prej tij.
Tarhan Erdem, themelues i KONDA – një nga institutet më të njohur në Turqi shpjegon për Deutsche Wellen. „Zgjedhjet e 24 Qershorit do të ndryshojnë fatin e Turqisë.” Sistemi i sundimit të një personi ekziston prej disa vitesh. Por votimet do t’i japin atij bazën juridike”, mendon Erdem.
Ngritja e opozitës
Por Erdogan, që nuk ka humbur zgjedhje në 16 vitet e fundit e sheh veten për herë të parë përballë një pengese të madhe. Në një kohë që me partinë ultranacionaliste, MHP ai ka krijuar një aleancë popullore, partitë e opozitës po ashtu janë bashkuar në një aleancë që nuk ka qenë e mundur më parë. Aleanca Kombëtare është e përbërë nga partia laike, Partia Republikane Popullore, besnike ndaj Ataturkut, CHP, Partia Islamike e Lumturimit, SP, Partia e Së Mirës, IYI. Paraqitja zgjedhore e kandidatit kundërshtar të Erdoganit, CHP, Muharrem Ince i jep shpresë kritikëve se ndoshta Erdogan nuk zgjidhet president që në raundin e parë.
Një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje ka partia socialiste kurde, Partia Demokratike, HDP. Partia qeverisëse, AKP e sheh atë si krahun politik të AKP-së. Mijëra anëtarë të HDP-së janë arrestuar me urdhër të Erdoganit në vitet e fundit. Selahattin Demirtas, kandidati i kësaj partie për president e zhvillon fushatën nga burgu. Ai nuk entuziazmon vetëm kurdët, por edhe të majtët turq. Nëse HDP futet në parlament, ajo do të sigurojë vendin e saj në politikën turke. Por nëse aleancat e partive çlirohen nga kriteri i mbledhjes së të paktën 10% të votuesve, duhet që HDP ta kalojë edhe këtë pengesë. Në dy zgjedhjet e fundit ajo ia ka dalë. Që këtë herë mund të jetë ndryshe, është shqetësuese për opozitën. Nëse HDP nuk arrin të hyjë në parlament, 60-70% e deputetëve i caktohen AKP. Me këtë kjo parti arrin shumicën absolute në parlament.
Sundimi i një njeriu të vetëm apo demokraci?
Prof. Mesut Yegen, docent për sociologjinë në Universitetin Sehir të Stambollit thekson se „Turqia do të vendosë, nëse do të vazhdohet me një regjim autoritar. Këtë rrugë ky vend po e përshkon prej disa vitesh. Por zgjedhjet e 24 Qershorit janë një shans i mirë për t’u larguar prej saj.”
Aspekti i dytë i rëndësishëm prek problemin kurd. Do të tregohet, nëse HDP do të njihet si legjitime nga qeveria. „Nëse Muharrem Ince mbetet në raundin e dytë, votat kurde kanë rëndësi, e duket se do të jetë kështu, mund të hapet një diskutim politik, përmes të cilit kurdët do të shihen sërish si pjesë e regjimit. Kjo do të thotë që më 24 Qershor votohet nga njëra anë për demokracinë, nga tjetra për atë, nëse duam ne që aktorët politikë që angazhohen për zgjidhjen e problemit kurd të vazhdohen të shihen jashtë regjimit.” /dw/