Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

Bota
E martë, 2 Nëntor 2021 09:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për herë të parë në historinë 30 vjeçare të Maqedonisë së Veriut është dorëhequr një kryeministër. Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale, duke e futur vendin në një krizë politike.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Maqedonia e Veriut hyn në një fazë të mungesës së stabilitetit politik pasi kryeministri, Zoran Zaev bëri të ditur dorëheqjen pas humbjes së rëndë të partisë së tij Unioni Social Demokratik i Maqedonisë, SDSM në zgjedhjet lokale të së dielës (31.10.). “Unë marr përgjegjësinë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe prandaj jap dorëheqjen si kryeministër dhe president i Unionit Social Demokratik”, tha Zaev në selinë e partisë së tij. Ky njoftim erdhi pasi partia kryesore e opozitës, VMRO-DPMNE nacionaliste fitoi të paktën gjysmën e 80 komunave, ndërsa socialdemokratët fituan më pak se 20. Ky rezultat shënon një kthesë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut: Pesë vite më parë, ishin socialdemokratët që fituan 57 komuna dhe VMRO-DPMNE vetëm 5.

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 50 minutash
Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Para 51 minutash
Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

Para 11 orësh

Zaev tha se vendosi të dorëhiqet pasi partia e tij dështoi të marrë shumicën. “Më 31 tetor ne ishim për all-in – për gjithçka”, tha ai duke përdorur shprehjen në anglisht. Një javë më parë, Zoran Zaev i tha një televizioni lokal: “Vendimi është marrë, njerëzit do të vendosin. Ky nuk është kërcënim”. Siç e shpjegoi ai më vonë, qëllimi i tij ishte të mobilizonte “pjesën progresive” të shoqërisë në mbështetje të qeverisë së tij proeuropiane dhe politikave liberale. Ky plan dështoi. Shumë votues që nuk ishin të bindur për asnjërën nga partitë kryesore preferuan më mirë të qëndronin në shtëpi, se të votonin për kandidatët, që nuk i konsideronin të përshtatshëm.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Premtime të shkelura

I parë si një zë i rrallë i moderuar në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, Zoran Zaev fitoi reputacion ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit të vjetër të emrit me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të vendit në “Maqedoni e Veriut” në vitin 2018. Republika e dikurshme e Maqedonisë u bë anëtare e NATO-s në mars 2020 me emrin e ri. Veto nga Franca në vitin 2019 dhe Bullgaria bllokuan rrugën e këtij vendi në drejtim të Bashkimit Europian, duke e lënë premtimin më të rëndësishëm të Zaevit të papërmbushur.

Prej kohësh opozita nacionaliste, që e kundërshtoon marrëveshjen me Greqinë e damkosi Zoran Zaev si “tradhtar”, por ashtu shumica e votuesve të Zaevit nuk i mbështetën më shumë nga politikat e brendshme të tij. Reformat e premtuara në sundimin e shtetit ligjor, në drejtim të luftë kundër korrupsionit, nepotizmit kronik dhe ekonomisë tarafeve nuk u bënë realitet. Stanjacioni ekonomik dhe problemet në menaxhimin e pandemisë Covid-19 e shtuan zhgënjimin e votuesve.

Por më e rëndësishmja, shumë nga “votuesit progresivë” siç i quan Zaev ata, thjesht humbën shpresën në shansin e pranimit të vendit në BE. Besimi se Maqedonia e Veriut një ditë do të jetë anëtare e Bashkimit Europian është në nivelet më të ulta në publik, dhe shumë vetë nuk shohin më arsye pse të votojnë për politikanët dhe politikat pro-europiane pas vitesh zhgënjimi dhe premtimeve të shkelura nga Brukseli apo kryeqytetet e tjera europiane.

Rruga përpara

Koalicioni qeverisës i Maqedonisë së Veriut i përbërë nga socialdemokratët dhe Bashkimi Demokratik kanë një mazhoritet të ngushtë, 62 vende nga 120 gjithsej. Pas dorëheqjes së Zoran Zaevit mbetet të shihet, nëse socialdemokratët do të vazhdojnë të qeverisin me një lider të ri. Alternativat e tjera – një qeveri e drejtuar nga VMRO-DPMNE apo zgjedhjet e parakohshme nuk duken realiste për momentin.

Zoran Zaev dhe partia e tij janë kundër zgjedhjeve të reja, zgjedhjet e fundit u mbajtën në korrik 2020, kurse Hristjan Mickoski, drejtuesi i partisë opozitare, VMRO-DPMNE të dielën bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, por nuk përmendi një afat të caktuar. “Partia qeverisëse tani është e delegjitimizuar, dhe ky është realiteti i ri. Mënyra më e mirë për të ecur përpara janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Mickoski. Vetë partia opozitare do ishte e lumtur të priste deri në pranverë, për të ditur, nëse kryesimi në sondazhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej duke marrë në konsideratë vështirësitë që ka qeveria.

Zaev largohet, por kush vjen?

Muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë për Maqedoninë e Veriut. Veç situatës së vështirë ekonomie dhe pandemisë, vendi po përballet me pasiguri të tjera për shkak të krizës energjitike që ka përfshirë të gjithë Europën. Në vend flitet ndërkohë për kufizime të energjisë elektrike dhe çmimet janë rritur.

Po ashtu qeveria ishte duke planifikuar rifillimin e bisedimeve me vendin fqinj, Bullgarinë pas zgjedhjeve, me qëllim të gjetjes së një kompromisi për të hapur dyert e çeljes së negociatave me BE në samitin e dhjetorit të shteteve të BE. Sofja i ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit për dy vjet, duke insistuar që Shkupi fillimisht të pranojë, se gjuha maqedonase është një dialekt bullgar dhe se identiteti i maqedonasve të sotëm është në të vërtetë bullgar.

Zoran Zaev arriti të zgjidhë konfliktin me Greqinë duke ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut – në pamje me kryeministrin e atëhershëm grek.

Në një kohë që socialdemokratët maqedonas ishin të gatshëm për një kompromis, opozita e VMRO-DPMNE është kundër çdo lloj negociatash mbi identitetin kombëtar. Zoran Zaev e drejtoi Maqedoninë e Veriut në një nga periudhat më të vështira pas 10 vitesh të regjimit të Nikola Gruevskit e VMRO-DPMNE-së, por pas katër vitesh në krye të qeverisë, Zoran Zaev duket se largohet i zhgënjyer nga votuesit dhe nga ndërkombëtarët. “Nuk është e vështirë të largohesh nga politika”, tha Zaev të dielën. “Ajo që është e vështirë është fakti, se si votuan zgjedhësit.”

Por fakti është që votuesit maqedonasveriorë kanë humbur besimin në rrugën drejt BE, të cilën e promovuan Zaev dhe partia e tij, po ashtu edhe besimin se këta politikanë e kanë aftësinë t’i çojnë drejt BE. Socialdemokratët duhet të zgjedhin sa më shpejt një drejtues të ri tani e të shpresojnë, se ai do të pranohet nga shumica. Për fat të keq Zoran Zaev nuk kanë lënë një pasues bindës si në parti edhe në qeveri. Dhe si një zyrtar socialdemokrat i tha DW-së anonimisht, nëse ka shumë kandidatë që kanë vullnetin të marrin në dorë drejtimin e partisë, nuk ka shumë të interesuar të marrin në dorë frenat në një krizë të thellë politike dhe ekonomike.

Etiketat e lidhura

zoran zaev
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 49 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 50 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 51 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 53 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.