Dy mitingjet, PS dhe të PD, nuk do t’i mbajnë në Bulevardin kryesor, as te sheshi “Nënë Tereza”, as te sheshi “Skënderbej”

Për herë të parë në këto 34 vite mitingjet përmbyllëse elektorale të dy partive kryesore, PS dhe PD, nuk do të mbahen në Bulevardin kryesor, as te sheshi “Nënë Tereza”, as te sheshi “Skënderbej”. Pra nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht.

Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë vit përfshin edhe Tiranën në itinerarin e saj. Përgatitje në sheshin qendror të kryeqytetit po bëhen edhe për Samitin e Komunitetit Politik Europian në datat 15-16 maj. Për pasojë, partitë kryesore kanë zgjedhur vende alternative për organizimin e mitingjeve përmbyllëse.

Partia Demokratike do të mbajë takimin përmbyllës të fushatës së saj elektorale në 9 maj, në Bulevardin e Ri të Tiranës, te ish-Stacioni i Trenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të mbyllë fushatën elektorale të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përmbylljes së aktiviteteve politike, e shtuna do t’i përkasë heshtjes zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?