E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn takon Brahon dhe Ketën në SPAK
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka takuar kreun e ri ti SPAK-ut, Klodjan Braho dhe kreun e BKH, Joni Keta. VanHorn ka takuar edhe ish-kreun Altin Dumani, dhe prokurorë të tjerë të SPAK.
Ambasada thekson se gjatë takimit me Brahon edhe Ketën, Vanhorn ka theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
Postimi i plotë
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

KOHA JONË SONDAZH

