E dhunojnë/Pronari i Piceri “Era” mbajti me pica te greva e urisë, PS-në
Thuhet se dy veta janë mosmirënjohës në politikë. I pari Fatos Nano dhe tani Edi Rama. Ish-kryeministri Nano tashmë njihet se çfarë është në këtë drejtim. Dhe e ka marrë udhën për Janinë ….. Ndërsa ky tjetri, Rama që sundon akoma “Kalanë e Janinës” mbetet kryekëput si Nano, të cilit i rrëmbeu PS-në. Për Nanon nuk numërohen mosmirënjohjet. Kampion ballkanik është! Kurse Rama, për hir të pushtetit, nuk njeh respekt. Njeh vetëm vetëm rilindasit dhe një grup mediatikësh që i mban me pasuri e euro në forma të cilat dihen, por që do dalin fakte drithëruese. Kështu u tregua me Blushin, i cili i dha PS-në, bashkë me Ruçin në shtator 2015. Po kështu edhe me Ilir Metën, i cili e solli në pushtet por që me një grup biznesi dhe mediash Rama donte të sajonte që ta fuste në burg. Po kështu përdori edhe Kokëdhimën dhe në një moment kur ia kërkuan të huajt, e shiti.
Natyrisht që nuk flitet mosmirënjohje ndaj dikujt që shkel ligjin apo është kriminel. Me atë ka përballje me ligjin, por e kemi fjalën se kur njeriu të ndihmon ne situata të vështira duhet mirënjohje.
Fakti i fundit flitet për pronarin e Piceri “Era” në Tiranë, të cilin policia e dhunoi keq e ndyrazi me djalin e tij i cili ka mbaruar në Angli shkëlqyer. As në filma nuk e kishte parë djali i tij skena policie të dhunshme për një gjobë 10 mijë lekshe e cila ishte vendosur pa dijeninë e tij. Por edhe sikur gabim, gjoba do paguhej të nesërmen. Atë dhunë pse nuk e përdorin ndaj kriminelëve apo mafias? Apo me ata janë ortakë? Apo i kanë frikë.
Pronari i Piceri Era ka denoncuar prej disa ditësh dhunën e policisë ndaj tij dhe djalit të tij dhe së fundi edhe “represionin” e strukturave shtetërore ndaj biznesit që zotëron, si pasojë e denoncimit publik që ai bëri. Altin Bamllari thotë se i kanë mbyllur ujin dhe gazin që përdor në kushinën e Piceri Era vetëm se bëri denoncimin ndaj policëve që e dhunuan.
Ish –kryeministri Berisha, duke reaguar për këtë ngjarje, thotë se kjo është një hakmarrje primitive e Edi Ramës. Ai e quan Ramën “picëshkalë”, pasi thotë se Piceri Era e furnizoi pa ndërprerje atë dhe të tjerët që morën pjesë në të ashtuquajturën “grevë urie” në bulevard.
Reagimi i Berishës
Këta janë picëshkalë!!
Hakmarrje primitive! I nxori më të majmur me picat e tij nga e ashtuquajtura grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin!
Të dashur miq, prej dy javësh bandat me uniformë keqtrajtojnë fizikisht, terrorizojnë familjarisht dhe tani i shkatërrojne biznesin duke i ndërprerë korentin, gazin dhe ujin pronarit të piceri Era.
Edi Rama po ja shpërblen me urrejtje furnizimin që ai i bëri me mijëra pica gjate tre javëve të grevës së urisë në bulevard. Këta janë bukëshkalë e picëshkalë! sb