E dielë, mot me shi dhe borë! Njoftim mbi gjëndjen e rrugëve
Edhe sot do të kemi reshje shiu dhe bore si natën e mbrëmshme.
Kjo e dielë do të jetë mot kryesisht të vranët e pasdite edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, në jug-jugperëndim lokalisht reshje me intensitet deri të lartë.
Në verilindje në lartësin mbi 300 metra dhe në jug-juglindje në lartësin mbi 700 metra reshje bore me intensitet mesatar, në juglindje reshje borë me intensitet deri të lartë. Në pasdite pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.


NJOFTIM MBI GJENDJEN E AKSEVE NACIONALE
🌧Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
🚜Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës 🚧
👉Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.
⚠️Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës 🌨
👉 Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. ⚠️Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🌨
👉Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🗻
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore
KOHA JONË SONDAZH

