Albin Kurti mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme politike
Kërkesës nga BE dhe SHBA për zgjedhje të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, kryeministri Kurti po mendon një zgjidhje të paparashikuar nga politika kosovare.
Burime të mirëbesuara pranë stafit të tij thanë për “KOHA JONE” se Albin Kurti nuk do të bjerë në lojën e Serbisë për të shkuar direkt në zgjedhje të komunat në fjalë, por do të shpallë me Vjosa Osmanin zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda muajit qershor të këtij viti.
Kjo taktikë sposton mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat dhe nëse fiton zgjedhjet parlamentare, pra që populli i jep mandat përsëri, Albin Kurti nuk do të pranojë lojën e Beogradit për zgjedhje në katër komunat.
Pra me këtë rast ai teston mbështetjen popullore në Kosovë. Nëse merr prapë mandatin si kryeministër, zëri i tij do të jetë më i fortë në raport me ndërkombëtarët, sepse u thotë se populli mi dha votat të mbrojë Republikën edhe te katër komunat veriore.
Deputeti gjerman Peter Beyer ka vizituar sot Kosovën. Ai tha se kthimi i serbëve në institucione është i domosdoshëm dhe se zgjedhjet nuk duhet të bojkotohen edhe njëherë. Sakaq ai është shprehur se së fundmi ka dëgjuar një deklaratë të bërë nga kreu i qeverisë, Albin Kurti i cili pretendonte se do të kishte zgjedhje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin.
“Më lejoni të shtojë që dëgjova sot diçka që Kryeministri Albin Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme, pra jo vetëm në Veri por ndoshta në gjithë vendin. Kështu që nuk e di, është diçka që kam dëgjuar sot,” ka thënë Beyer në një intervistë për Klan Kosova.
Pra Albin Kurti po u përgjigjet me një mënyrë të beftë kundërshtarëve të tij në Kosovë, por edhe disa ndërkombëtarëve.