LSI propozon kandidatë për President Petrit Vasilin dhe Ilir Metën

Burime të mirëinformuara nga LSI tregojnë për “KOHA JONE” se grupi parlamentar i LSI do ti dorëzojë sonte kryesisë së PS, e cila do mblidhet për të marrë vendim politik për emrin e Presidentit, dy emra: Petrit Vasilin dhe Ilir Metën.

Me pas mbetet në tavolinën e Edi Ramës dhe deputetëve të PS se për cilin do vendosin të votojnë. Por e sigurtë është se nesër Shqipëria do ketë Presidentin e ri të Republikës.

SHKARKO APP