E gjithë Shqipëria në protestë, bllokohen rrugët. Të gjithë pro studentëve
Sot e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë në mbështetje të studentëve në Tiranë, të cilët presin që kryeministri të firmosë 8 kërkesat e tyre. Ndërkohë kreu i qeverisë nuk pranon nëse nuk e takojnë atë dhe të bëjnë fotografi bashkërisht për të dhënë mesazhin se nuk fituan studentët, porse ramë dakort të dyja palët.
Veprim dinak kryeministror!
Ndërkohë Ultimatumi studentor vazhdon dhe nuk ka asnjë përçarje mes tyre. Të gjithë duan që Rama ti firmosë pa asnjë kusht dhe presion, çka kërkojnë studentët.
Para kryeministrisë studentët në shumicë dërmuese kanë bllokuar bulevardin kryesor dhe kërkojnë nga Edi Rama, i cili ndodhet në zyrën e tij, që të mos vonojë por të pranojë kërkesat e tyre. Te ministria e arsimit, pjesa tjetër e studentëve qëllon me vezë zyrat e ministrisë së arsimit. Në Korçë studentët po marshojnë nëpër qytet duke bllokuar herë pas here rrugën kombëtare Korçë-Tiranë, në Shkodër studentëve i janë bashkuar edhe prindërit e qytetarët, në Durrës protesta po rritet, në Elbasan gjithëçka është paralizuar nga studentët.
E gjithë Shqipëria po ndizet në mes të motit me akull, sepse ndonëse përkrahin studentët, por edhe po shfrejnë mllefin ndaj qeverisë për varfërinë, mungesën e përspektivës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.
Edi Rama ka një zgjidhje që të mund të shpëtojë, për momentin: Të dalë në ballkonin e kryeministrisë dhe të deklarojë: PO! I firmosa dhe më falni për 8 ditët e vonesës!