E padëgjuar, Presidenti Thaçi e kërkon t’i japë mandatin, Albin Kurti thotë: Nuk kam kohë sot!

Edhe kjo që po ndodh në Prishtinë futet në GINES. Lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim.

Kryetari i shtetit kosovar e kërkon t’i japë dekretin si kryeministër, kurse kandidati për kryeministër nuk gjendet në Prishtinë.

Nga VV kanë bërë të ditur se ftesa e Thaçit ka mbërritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi, sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Tutje, shkruhet se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja shkruan Express.

Ndryshe, sot presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin për takim në ora 13:30 në presidencë.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.

Me sa duket loja politike në Prishtinë luhet që parlamenti u konsticionua, kryeparlamentari filloi punë, ndërsa Albin Kurti të mos arrijë dot të krijojë qeverinë. LDK si partnere po pret që Kurti të pranojë kushtet e e saj ose në të kundërt VV nuk krijon dot qeverinë. Më pas skema, thuhet në nivele të larta politike, mbetet se Presidenti Thaçi do t’ia kalojë dekretin partisë së dytë LDK që ajo të krijojë qeverinë.

Skema po luhet në teatrin e Prishtinës!

SHKARKO APP