E rrëzon dot opozita kryeministrin me protesta paqësore?

Nga Daniel Muçaku-

Edi Rama ka çdo pushtet, ka amerikanët pas vetes, luan mjeshtërisht me Presidentin serb Vuçiç dhe Presidentin turk Erdogan, për BE nuk ia ndjen shumë.

Në vend ai zotëron çdo pushtet. Median e ka lidhur pas interesave të pushtetit dhe lejeve të ndërtimit. Kush del nga linja editoriale kapet mat si pishinat e Irfanit. Ua prish dhe bën shembull këdo nga pronarët e mediave që kanë interesa biznesi me qeverinë.

Dhe për dreq mbi 90 % e pronarëve të mediave kanë biznesi ku qeveria u jep ose jo leje të flasin!

Ndryshe fadroma vrapon të bizneset e tyre!

Edi Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore dhe slogane facebook-u.

Ai, me djallëzi, do ti marrë zgjedhjet vendore. Ai përdor SPAK-un, ai mbetet Mbret në Shqipëri.

Ndaj opozita duhet të jetë unike dhe përballë kryeministrisë.

Ditë-natë!

Ndryshe Edi Rama i ha gjallë, me gjithë këpucë!

SHKARKO APP