Presidenti Ilir Meta nuk dekreton qeverinë nëse blihen apo vidhen votat

Ilir Meta nuk do jetë President siç e mendojnë në PS. Pra që do jetë i detyruar të firmos çfarë i sjellin nga parlamenti dhe nga institucionet e tjera kushtetuese. Me një eksperiencë të pa provuar nga ish-presidentët paraardhës, pasi ka qenë kryeministër dhe kryetar parlamenti, Ilir Meta do jetë i prerë sidomos me zgjedhjet parlamentare. Burime të besueshme tregojnë se ai ka vendosur që nëse në zgjedhjet parlamentare të radhës do të ketë fakte të besueshme dhe të dokumentuara për blerje votash apo vjedhje votash, edhe nëse fiton iks parti në zgjedhje, nuk do ta dekretojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhje të manipuluara apo të blera. Ky është një vendim personal dhe i prerë i Presidentit të ri të Republikës, çka mund te krijojë një precedent të ri të presidencës në raport me ekzekutivin. Ky vendim, nëse ndodh, do te ishte një ngjarje e pandodhur ndonjëherë në historinë e këtyre 27 viteve. Por burimet tregojnë se nuk ka asnjë mëdyshje në këtë vendim të Ilir Metës si president i zgjedhur, i cili me datë 24 korrik bën betimin dhe drejton Shtetin për pesë vite.

(Marrë www.spjv.it)

http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/e-sigurte-presidenti-meta-nuk-dekreton-qeverine-nese-blihen-apo-vidhen-votat

SHKARKO APP