E tmerrshme/ Një 30 vjeçar psikopat pret kokën e një 12 vjeçari në Himarë
E tmerrshme. Një krim i rëndë tronditi sot Himarën ku një 30 vjeçar i ka prerë kokën një fëmije vetëm 12 vjeç.
Djali i identifikuar me inicialet A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi po qëndronte tek gjyshja në Palasë, Himarë.
Policia informon: “Sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur”
Policia thotë se autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Ndërkohë informacioni paraprak u tha se ai ishte daja i fëmijës.
Policia ka arrestuar në flagrancë 30 vjeçarin në momentin kur kokën e prerë po e çonte në banesë.
Ndërkohë trupi i fëmijës është gjetur jashtë banesës
Autori i sëmurë mendore – Policia informon: “Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Gjithashtu nga Spitali Psiqiatrik Vlorë, rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin Grek për vite me radhë”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.