Galerinë Kombëtare të Arteve e “palosën”. Jo me kaq ngut ndryshimet !

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=G_-umdwOy18″ width=”560″ height=”315″]

“Reja” e Fujimotos, instalacioni që u soll në Tiranë nisi të montohet përballë Galerisë së Arteve. Siç duket edhe nga fotografitë, hapësira e gjelbërt para Galerisë së Arteve do të fshihet krejtësisht (betonizohet) nga instalacioni i artistit japonez, që është sjellë nga Londra.

Qershia mbi tortë: brenda kësaj hapësire po t’i referohesh projektit të publikuar nga bashkia do të ketë edhe një hapësirë shërbimi, kafene.

Pra, lulishtja po transformohet për të instaluar mijëra ele hekuri të ndërthurura me njëra-tjetrën, që përpos të tjerave, zënë krejtësisht edhe pamjen e fasadës së Galerisë së Arteve. Mund të jetë projekt i bukur, por vendi nuk është i duhuri pasi bllokon krejt pamjen e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe shkatërron një zonë të gjelbëruar mu në mes të kryeqytetit.

g2

g5

Bashkia ka të drejtë për të vendosur apo dhënë lejen, por disa vendime si dhe ndryshime esenciale të Tiranës, e cila është e të gjithëve , duhet një vendim me kolegjial apo quajeni si ta doni, por duhet mendim popullor, përveçse specialistëve.

Tirana nuk do të jetë vetëm një mandat katëvjeçar, por brezat do vijnë e ikin, kurse kryeqyteti mbetet, ndaj ka nevojë edhe për punët e bukura që po bën Erion Veliaj këto muaj të zgjedhjes së tij, porse duhet, dikush, t’ia ul hovin e ndryshimit të zemrës së Tiranës, ndryshim që prek të gjithë qytetarët dhe që ia transformon identitetin historik. Pa harruar se duhet edhe referendume kur kanë ndërmend të ndryshojnë në themel disa pjesë të Tiranës, të cilat as Enver Hoxha nuk guxoi t’i prekë, ndonëse ishte Zeusi, sipas atij, dikur.

g1 g3 g4 g5

SHKARKO APP