Edhe i mbante prindërit e tij, edhe e vrau në sy të fëmijës 2 vjeç!
Përditë vrasje për hakmarrje, luftë bandash, krime pasioni apo vrasje nga njerëz që kanë probleme mendore.
Një shoqeri shqiptare me probleme ekonomike, por kryesisht në një depresion të madh shoqeror.
Ngjarja makabre sot në Tiranë ka tronditur shoqerinë shqiptare. E tmerrshme ajo që ka ndodhur; e ka vrarë në sy të fëmijës 2 vjeç dhe pikërisht atë që kujdesej edhe për prindërit e tij.
Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin Roland Sinani që vrau kunatën e tij, Migenën teksa kjo po flinte në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ata kanë deklaruar se familja Sinani jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa Migena ishte ajo që kujdesej për dy prindërit e sëmurë të bashkëshortit të saj dhe për dy fëmijët e vegjël.
Vajza e saj 2-vjeçare ka qenë prezente në momentin që xhaxhai i ka vrarë të ëmën në dhomën e gjumit, ndërsa djali 4-vjeçar nuk ndodhej në banesë.
“Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë në Shkoze në kushte të vështira ekonomike. Në familje punonte vetëm vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i 3 dhe Rolandi ne një servis gomash. Nusja dhe Erjoni kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë.
Rolandi kishte muaj që trajtohej me depresion. Nuk kanë pasur konflikte në familje, kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeç e cila ka qene dëshmitare në ngjarje. Ndërsa djalin 4 vjeç e kishte çuar tek familja e prindërve të nuses”- kanë treguar fqinjët.
Jemi një shoqeri që po kalon trauma të mëdha. Disa herë kanë ndodhur vrasje se “pse me gërvishe makinën”, apo “pse me shikove”.
Të gjitha vijnë nga varferia ekonomike, nga mungesa e kulturës, nga një politikë e mbrapshtë që e ka mendjen te pushteti personal dhe paratë.