Edhe kjo na duhej! Eksperti i shëndetësisë në SHBA: Vala e dytë e infektimeve me Covid-19 mund të jetë më agresive

E gjithë bota shkencore po kërkon ilaçin kundër virusit COVID-19 para se të vijë dimri. Një ekspert i shëndetësisë në SHBA ka paralajmëruar se vala e dytë e infektimeve mund të jetë më e keqe se kjo aktualja, pasi ajo ndoshta do të përkonte me fillimin e sezonit të gripit.

“Ekziston mundësia që sulmi i virusit në vendin tonë (SHBA) dimrin e ardhshëm, në të vërtetë mund të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”-tha kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Robert Redfield për “Washington Post” .
Ai tha që të kesh dy vështirësi të njëkohshme në frymëmarrje do të sillte një tendosje të paimagjinueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Paralajmërimi i tij vjen pak ditë pasi disa shtete amerikane janë të përgatitur të rihapin ekonomitë e tyre dhe Redfield kërkoi që edhe muajt e ardhshëm të vazhdojë distancimi shoqëror.

Ndërkohë shpresat janë se ilaçi kundra virusit të jetë gjetur para se vijë sezoni dimëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?