Edhe kjo na duhej nga kryeministri: Të na mbyllë edhe Europa brenda si Rama në mars-prill!

-Rritja e numrit të qytetarëve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë paralajmërimin e egër të palës italiane se nëse vazhdoni me këtë mënyrë rritje të frikshme do të mbyllin kufinjtë ajrorë me Tiranën. Mal i Zi na ka mbyllur kufinjtë tokësorë, Bashkimi Europian e ka Shqipërinë akoma në listën e kuqe deri me 31 korrik dhe rrezikojmë që edhe gushtin të na mbajnë të bllokuar.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri po rritet frikshëm. Edhe i vdekjeve. Me këtë ritëm ka mundësi të mbyllemi përsëri, si në mars, por mundet që kryeministrit ta ketë lenë për nga shtatori. Para pak muajsh ishte Shqipëria që mbylli linjat ajrore me Italinë, ndërsa tani janë pala italiane e cila kërcënon mbylljen e linjave ajrore me Tiranën. Rastet e shumta me koronavirus të ditëve të fundit në Toskanë, Itali, ka bërë që presidenti i këtij rajoni të kërcënojë me bllokimin e fluturimeve nga Tirana. Enrico Rossi ka kërkuar informacione nga qeveria italiane, ose ka thënë se do të kërkojë bllokimin e fluturimeve. Gjatë ditës së djeshme në buletinin e rajonit të Toskanës, nga 17 raste me koronavirus, 13 u përkasin personave që janë kthyer me avion nga Tirana. Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31. Presidenti i rajonit Enrico Rossi ka kërkuar nga qeveria italiane që t’u japë të dhëna në lidhje me personat që vijnë nga Shqipëria, ose në të kundërt do të marrë masa ekstreme.

‘Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana’, është shprehur Rossi. Dhe mund ta bëjnë nëse numri rritet me të infektuar që udhëtojnë nga Tiranë drejt Italisë. Nëse ndodh ky vendim i palës italiane do ta asfiksojë pothuaj Shqipërinë, pasi fluturimet dhe ekonomia mbahet nga vendi fqinjë, Italia.

Ndonëse qeveria shqiptare ka vendosur rregulla të forta për maskat dhe kontrolle në biznese, përsëri nuk po ndalohet dot rritja e numrit me të infektuar. Po kështu BE dhe Mali I Zi na kanë dënuar deri me 31 korrik që të mos lëvizin shqiptarët në shtetet e tyre, por me sa duket edhe pas datës 1 gushtdo të jenë të njëjtat masa në fuqi ndaj shqiptarëve. Ky është një dënim kolektiv për fajin e qeverisë qendrore shqiptare, por natyrisht edhe të vetë publikut. Nëse vazhdon ky ritëm rritje të numrit të të prekurve mund të shkojmë në rimbyllje të ekonomisë e ku këtë herë, nëse ndodh, falimentimi do jetë i jashtëzakonshëm dhe papunësia në shifra të tmerrshme.

Ndaj si qeveria, por edhe vetë publiku duhet të ndërgjegjsohen se duhet të ruhemi, sepse nëse na mbyll Europa, si dhe nëse kryeministri Rama kyç qytetarët si në muajin mars dhe prill të këtij viti, atëhere do kemi probleme ekonomike, mbijetese, psikologjike,etj.

Paralamërimi Italian për mbylljen e linjave ajrore me Shqipërinë do të sjellë edhe frikën e shtetëve të tjera që kanë lejuar linjat ajrore të tyre në drejtim të Tiranës, pra të fillojë pezullimi i mbarëeuropian dhe të kemi vetëm AirAlbania e cila do të fluturojë për emergjenca. Ndaj kujdes dhe ruani veten qytetarë të nderuar, por qeveria të bëjë çfarë është e mundur për tampone, për kontrolle,etj.

Dje ishte paralajmërim italian. Nëse vazhdojmë kështu me rritje në numër të të prekurve pezullimi do jetë punë ditësh si me avion , edhe me target.

Herion Mesi

SHKARKO APP