Fundjavë,ndeshja PS-PD/ Edhe në “rrëzim” qeveria prapë mundi opozitën

Fundjavat e e stines se veres behen pushim ne shumicen e rasteve ne bregdet. Ndersa gushti ka hyre dhe pothuaj te gjithe jane ne pushim, ne Qerret, tek fshati Laguna Blu ne Kavaje zhvillohen ndeshje volejbolli. Ne kete fshat ka qelluar qe lideri i opozites Lulzim Basha ka nje shtepi te vogel te vjehrrit te tij dhe relaksohet per te qene gati gjate javes ne perballjen me pushtetin.

Tek ky fshat ka shume deputete te PS dhe PD qe bashkejetojne ne paqe bregdeti ndersa kur shkojne ne Tirane zihen per pushtet. Ne fshatin  buze detit rrijne e lozin bashke.

Edhe kete te diele ndeshja opozite-pozite ne volejboll ishte e forte, rivalitet absolut. Ministri Blendi Klosi si kapiten i ekipit qeverises shuton, drejton, dhe udheheq ekipin mazhoritar ndonese kohet e fundit po luan pa ministrat e LSI. Nga ekipi i  opozites, kete radhe mungon vete Lul Basha. Ndjehet mungesa pasi ndeshjen e fitoi kapiteni Blendi Klosi i cili piken e fundit fituese ndaj opozites e fitoi duke rene pertoke, por piken e mori.

image

Nje nga deputetet e PD-se me humor tha se “keta te pushtetit ta marrin piken edhe duke u rrezuar!”.

Dhe Klosi shtoi: “Keshtu do ua marrim votat edhe vitin e ardhshem!”.

Jemi ne muaji pushimi dhe relaksi per te dyja palet u ben mire ne perballjen e veres se ardhshme, pasi kjo eshte vera e fundit me pushime per pozite e opozite.

image

Kjo ishte ndeshje volejbolli e jo ndeshje elektorale porse ajo cka tha deputeti i PD se” keta ta marrin piken edhe duke u rrezuar”, ishte humor i idhet per seline e tij e cila nga vjeshta mendohet te filloj “nxemjen” per betejen finale 2017.

image

image

SHKARKO APP