Edhe Ruli si Majlinda Bregu kundër idesë së Bashës për “Qeveri Teknike”

Pas deklaratave me delikatesë, porse në thelb kundërshtuese të deputetes Majlinda Bregu, ka dalë kundër idesë se Liderit të Opozitës Lulzim Basha, edhe Genc Ruli. Majlinda Bregu njihet për parimet e saja të forta dhe që i thotë hapur e pa frikë. Por nuk qenka vetëm Bregu kundër.

Në një koment të bërë në profilin e tij në FB, Genc Ruli sqaron se situata nuk është emergjente për të krijuar një qeveri teknike.

“Nuk me duket se Shqiperia politike eshte aktualisht ne nje situate te tille ku te kete nje thirje gjithe partiake per nje konsensus te gjere. Nuk besoj se jemi në rastin e një situate emergjence, sikur ishte në vitin 1991, siç ishte ’97 që kalohet me atë që quhet qeveri teknike, ose qeveri e shpëtimit kombëtar, që ishin një qeveri me mandat të kufizuar e te përkohshëm për të qeverisur një situatë të caktuar”, shkruan Ruli në FB.

Më tej deputeti demokrat shpjegon konceptin dhe misionin e qeverisë teknike. Ai sqaron se partitë kryesore parlamentare mund të kenë filluar të artikulojnë projektin për një qeveri teknike por për motive krejt të ndryshme nga ai që është misioni historik i një qeverisje teknike, duke nënvizuar se PD kërkon qeveri teknik pasi nuk ka garanci për zgjedhjet e ardhshme.

“Çdo qeveri që krijohet apo rikrijohet nga një kombinim i dy partive kundrejt të tretës, është një qeveri mazhorancë, pra nje qeveri politike e jo me “teknike’. Sot partite kryesore parlamentare mund te kene filluar te artikulojne projektin per nje qeveri teknike por per motive krejt te ndryshme nga ai qe eshte misioni historik i nje qeverisje teknike, madje perdorin te njejtin term dhe kur motivin mbrapa tij e kane krejt te ndryshem. Pershembull PD e kerkon nje qeverisje teknike qe sot deri ne zgjedhjet e ardhshme elektorale vetem sepse ajo smund te kete asnje garanci per te patur nje regjim zgjedhjesh te lira e te pamnipuluara sa kohe qe pushtetin ekzekutiv ta kete Rama, Tahiri, dhe gjithe klientela kriminale apo kleptokrate e kesaj dinastie Dhe per Pd ky nuk eshte me nje dyshim hipotetik por nje realitet i pashmangshem”,arsyeton Ruli.

Reagimi i plotë i Genc Rulit për qeverinë teknike

Nëse do i rimë rigorozisht konceptit “qeveri teknike” ky nenkupton një qeveri që mbështetet nga të gjitha forcat politike parlamentare, pavarësisht krahut politik,dhe cka historikisht perdoret ne situata te krizave te pazgjidhshme apo teper te veshtira politike e sociale. Dhe qeverite teknike nga vete qellimi i tyre jane qeveri te perkohshme apo tranzicionale afatshkurtra. Ne keto raste te ralla partite politike duke ndjere paaftesine e tyre per te perballur nje situate konkrete pushojne betejen politike ndermjet tyre e formojne nje koalicion mbi partiak.Qeverisja me konsensus i besohet nje ekipi kryesisht teknik e pak te lidhur me politiken profesionale.Nuk me duket se Shqiperia politike eshte aktualisht ne nje situate te tille ku te kete nje thirje gjithe partiake per nje konsensus te gjere. Nuk besoj se jemi në rastin e një situate emergjence, sikur ishte në vitin 1991, siç ishte ’97 që kalohet me atë që quhet qeveri teknike, ose qeveri e shpëtimit kombëtar, që ishin një qeveri me mandat të kufizuar e te përkohshëm për të qeverisur një situatë të caktuar

Çdo qeveri që krijohet apo rikrijohet nga një kombinim i dy partive kundrejt të tretës, është një qeveri mazhorancë, pra nje qeveri politike e jo me “teknike’. Sot partite kryesore parlamentare mund te kene filluar te artikulojne projektin per nje qeveri teknike por per motive krejt te ndryshme nga ai qe eshte misioni historik i nje qeverisje teknike, madje perdorin te njejtin term dhe kur motivin mbrapa tij e kane krejt te ndryshem. Pershembull PD e kerkon nje qeverisje teknike qe sot deri ne zgjedhjet e ardhshme elektorale vetem sepse ajo smund te kete asnje garanci per te patur nje regjim zgjedhjesh te lira e te pamnipuluara sa kohe qe pushtetin ekzekutiv ta kete Rama, Tahiri, dhe gjithe klientela kriminale apo kleptokrate e kesaj dinastie Dhe per Pd ky nuk eshte me nje dyshim hipotetik por nje realitet i pashmangshem.Ndersa Meta dhe LSI kerkojne perseri te njejten gje , pra qeveri “teknike’ apo “ekspertesh” thjesht per ti dhene nje kundergoditje ne stomak Rames , dinakerite e pabesite e te cilit i kane ndjere pa nderprerje pergjate martese politike tre vjecare me te. Rama ne asnje rast sdo te donte nje qeveri teknike persakohe qe ai mund te mbahet me thonj pas karikes se kryeministrit, ne me te fundmen mund te pranoje kete ide vetem po qe se eshte ai krijuesi i te ashtuquajtures qeveri teknike, duke vene ne krye te saj kukullen me te bindur qe ka, dhe duke bere nje sallate mikst me individe pa emer apo dhe pa personalitet. Por dhe kete do ta bente vetem per ti mare inisiativen metonjesve te tjere politike per nje qeveri teknike. Pra sic mund ta kuptojme e ashtuquajtura qeveri teknike qe pretendohet nga forcat e ndryshme politike sot ka si shkak primar mosbesimin total ndaj njera tjetres e jo besimin e nevojshem per te krijuar vertet nje qeverisje teknike te mirefillte bazuar ne nje konsensus te plote, momental, mes tyre.

Pra ka të drejtë kryeministri Rama kur thotë me ironi ndaj Lulzim Bashës se mblidh njëherë njërëzit tuaj në vathën e SHQUP-it, se nuk i ke me vete!

SHKARKO APP