Edi Paloka: Kryeministrin Rama po e gozhdojnë dhe militantët e PS
Në vizitën e kryeministri Edi Rama në Elbasan nuk ka pasur incidente vetëm mes demokratëve që protestonin dhe Gardës, por edhe me kreut të qeverisë dhe socialistëve që merrnin pjesë në takime. Në Cërrik dhe Elbasan socialistët e pranishëm në “Bashkëbisedimin me qytetarët” kanë shprehur pakënaqësi ndaj kreut të qeverisë. Kryeministri ka replikuar me qytetarët dhe mbështetësit e PS.
Për takimet e sotme të Edi Ramës ka reaguar dhe deputeti i PD-së, Edi Paloka. Në një koment në Facebook, Paloka shprehet se tashmë Edi Ramën po e gozhdojnë dhe militantët e PS.
“Sot në Cërrik (bastion i PS), ju desh të përplasej me realitetin siç ja paraqiten militantet e partisë se tij e jo “kazani”. E si gjithnjë, kur nuk i pëlqen të dëgjojë të vërtetat, bëri cinikun dhe arrogantin. I thanë se nuk përballonin dot ilaçet dhe lideri ju a kthehu se “po kërkonin qiqra ne hell…”. Sigurisht, në Shqipërinë e Edvinit me kollaj e me lirë gjen drogën se ushqimet dhe ilaçet”,- shkruan Paloka në komentin e tij në Facebook.
Paloka shton se Edi Rama nuk po bind më për reformat as ata që janë socialistët që e kanë votuar dhe e mbështesin. “Ramën e gozhdojnë militantët. Shqipëria e Ramës ku më lehtë e më lirë gjen drogën se sa ushqimet dhe ilaçet. Rama nuk po ja del dot me as me militantët që i mbledh partia për shfaqjen e “llogaridherjes”. I mësuar të lëshojë mufka e të mashtroje pa i reaguar askush, lideri magjepsës po provon dhe kupton çdo ditë se me mufka e mashtrime nuk mund të mbajë me as militantët sepse, në fund të fundit dhe ata kanë nevojë të punojnë, të ushqehen e te marrin shërbim shëndetësor”,- shkruan Paloka.
Po sot, PD ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare për incidentet në Elbasan mes protestuesve të djathtë dhe Gardës së Republikës që shoqëron kryeministrin. Sipas Partisë Demokratike, policët janë përplasur me protestuesit për ti larguar dhe për tu marrë pankartat.
FOTOGALRI/PROTESTA E DEMOKRATËVE NE ELBASAN