Edi Rama: Agron Shehaj ballist është, njerëz të vegjël me interesa personale të mëdha!
Kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur këtë pasdite takimin përmbyllës në qytetin e Lezhës. Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se kush hedh vota pas partive të reja, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, por e bëjnë për inat të partive të mëdha. Rama shtoi se “partitë e reja janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe”.
“Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, por e bëjnë nga inati për partitë e mëdha. Po ai Agron Shehaj, një ballist është, po kur je mes bufit thua hajde t’ja japim këtij ballistit. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe, s’është çështje inati me mua dhe me ne”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

