Kryeministri Rama arriti të hyjë nga dera e pasme në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Rama ndodhet në Uashington prej tre ditësh. Mori pjesë në Konferencën Vjetore të Komunitetit Izralito-Amerikan në Uashigton. Foli siç flet Rama, u mori duartrokitjet, ndonëse në dhjetor ua futi në OKB pasi votoi kundër Izraelit dhe SHBA. Pas këtij fjalimi përshtypjebërës arriti të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por jo nga hyrja kryesore. Por gjithsesi hyri.

Dhe ja ç’shkruan Edi Rama: Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PËR PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton, gjithnjë e kudo, me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre, gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore.

Tani po kthehet në Tiranë me Çmimin e dhënë nga Shtëpia e Bardhë për vendin tonë, por e shtrëngon si çmim personal dhe ka ngarkuar Endri Fugën t’ia ruajë në avion se mos ia marrin.

Në Shtëpinë e Bardhë ama hyri! Pret të nis edhe njëherë  në Uashigton ministrin Damian Gjiknuri për të lobuar që të hyjë nga hyrja ballore e Shtëpisë së Bardhë. Po luan të gjitha kartat që ta takojë Presidentin Donald Trump zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Edhe Donald Lu po lobon fort në DAP.

 

SHKARKO APP