Rama:Ballkani Perendimor pa barriera tarifore, si “Shentgen” ballkanik
Nga Edi Rama
Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris për bashkëpunimin rajonal dhe për të ecur më tej me perspektivën europiane të rajonit. Rinia dhe konektiviteti ishin fokusi kryesor i këtij takimi të tretë pas atyre të Berlinit dhe Vienës, duke konkretizuar projekte të rëndësishme si themelimi i Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal Rinor të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë; u hodhën hapa të rëndësishën në krijimin e një tregu rajonal të energjisë elektrike, si dhe u miratua një paketë e re e projekteve të investimeve në energji dhe infrastukturë, përfshi ndërlidhjen hekurudhore.
Rezultate mjaft inkurajuese në vazhdim të një procesi që ka çelur një epokë të re për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian. Samiti mirëpriti dhe vlerësoi propozimin e Shqipërisë për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që bazohet tek eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit.