Edi Rama, banori Ukë Celkolaj dhe video e shëmbjes së shtëpisë së tij
Kryeministri Rama ka bërë një postim sot dhe me një shënim në lidhje me faktin që një banor me emrin Ukë Celkolaj te Unaza e Re shembi vetë ndërtesat e tij. Ky veprim, në fakt i çuditshëm, ka entuziasmuar Kryebashkiakun Veliaj si dhe kryeministrin Rama. Ata kanë nxituar ta bëjnë shembull në media dhe po e përhapin me shpejtësinë e erës videon e shembjes së shtëpive të Celkolajt.
Kryeministri Rama shkruan se “Me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar nga politika tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë”. Pra ky veprim dhe videoja jep një grusht vendimtar protestës së krejt banorëve dhe një fuqi morale pushtetit për ti shembur shtëpitë e banorëve.
Në të vertetë, duke njohur tiparin malësor dhe burrnor të këtij banori në fjalë, pasi dihet se kjo kategori kur jep fjalën e mban, edhe sikur të rrezikojë gjithçka nga interesi personal financiar; kryeministri po e shfrytëzon bukur aktin e malësorit Celkolaj.
Pushteti po punon me dinakëri ndërmjet banorëve dhe duket se po fiton, nga pak e përditë.