Kryeministri Edi Rama “blenë” edhe Fatos Nanon për një leje ndërtimi

Po botojmë një shkrim-lajm të portalit të njohur www.CityNews. Flitet për Fatos Nanon, personazhin emblematik të PS-së si kryetar dhe një ish-kryeministër me shumë akuza korrupsioni, dikur. Flitet edhe për zonjën Xhoana Nano. Për këtë të fundit nuk kemi asnjë të drejtë të akuzojmë apo të dyshojmë, pasi mbetet një biznesmene e lirë.

Ndërsa për Fatos Nanon mund të ketë dyshime, pasi mbetet një “pensionist” politik, por jo krejt i dorëzuar. Prapë luan “futboll politik”, ndonëse nuk ka as top e as fushë, por duhet marrë në konsideratë. Nano ka mbështetje në një pjesë segmentale të PS, ndaj ka interes Edi Rama. Ndaj e ka përdorur kryeministri Rama, Nanon, gjatë muajve të vështirë të para zgjedhjeve dhe gjatë tyre. A përkojnë faktet siç shkruan Citynews me kohën para dhe pas zgjedhjeve e që pas 25 qershorit ta ketë shfrytëzuar edhe Fatos Nano, kryeministrin? Lexoni shkrimin e mëposhtëm nga folshqip.al i cili e ka marrë nga citynews, por me ca shënime plus:

Shkrimi i plotë:

Pazaret e politikës, Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë edhe tek ish lideri socialist Fatos Nano, natyrisht me dakortësinë e këtij të fundit.

Risjellim në vemendje takimin Nano –Rama, të datës 10 qershor 2017,  në zonën e vilave qeveritare në Durrës, pikërisht 15 ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme.

I pyetur në atë kohë nga mediat, Nano nuk  ka dhënë detaje por  është shprehur se e “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”.

Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

Dhe realisht  takimi kishte qenë  për çështje destinacioni.

Për të “blerë” heshtjen e Fatos Nanos, kryeministri Rama, ka përdorur kartën e dhënies së sipërfaqeve të tëra toke dhe dhënien e lejeve të ndërtimit.

Pra, më qartë, takimi Nano –Rama, s’ ka  qenë gjë tjetër veçse një pazar për leje ndërtimi dhe toka të blera nga Nano për një rezidencë që ai do të ndërtonte.

Pas  zgjedhjeve Fatos Nanos, konkretisht bashkëshortes së tij Xhoana Nanos, i është dhe një leje ndërtimi për ngritjen e një rezidence banimi me pesë struktura tre kat me 1 kat parkimi nëntokë dhe mur rrethues.

Leja ndërtimit për “Joy Travel”, të cilën e zotëron Xhoana Nano, bashkëshortja e ish Kryeministrit Fatos Nano,  është dhënë pak javë më parë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Kjo leje, është miratuar me anë të vendimit të Kryetarit të Bashkisë me numër E 22 15 46/, dt 19.09.2017, ku ndërtues është kompania “Joy Travel” me numër licensimi NZ 7536  në pronësi të bashkëshortes së ish Kryeministrit Fatos Nano.

Citynews.al sjell dokumentin , ku në ekstratin zyrtarë të QKB –së, vërehet se 100% e aksioneve  të kompanisë “Joy Travel” zotërohen nga  Xhoana Nano, bashkëshortja e ish Kryeministrit Fatos Nano.

Kjo shoqëri aksionere me numrin   K11308002J rezulton e regjistruar me datë 05/01/2001/.

Ndërkohë një detaj i pazakontë  është konstatuar në terren, pikërisht në vendin ku po ndërtohet ‘Joy Rezidencë”.

Nga  një vëshgim i thjeshtë që ka bërë Citynews.al, duke pyetur banorët e  zonës, ata thonë se  çmimi për sipërfaqen e truallit  të ndërtimit e kanë dhënë gati sa dyfishi  apo trefishi  i çmimit të tregut, pasi në zonën në fjalë çmimet variojnë nga  55 deri në 80 euro, ndërkohë që shumica e tyre thonë, se kanë shitur me 140 euro metrin katrorë  truallit.

Vallë vetëm kaq ka kushtuar heshtja e Fatos Nanos dhe blerja e tij prej Edi Ramës apo ka edhe  të tjera?/CityNews/

Shënim i folshqip.al: Pas këtij shkrimi të citynews kërkuam të lidheshim me zonjën Xhoana Nano apo edhe me vetë zotin Fatos Nano, por rezulton se numrat ishin të padisponueshëm gjatë gjithë kohës.

Në pritje edhe të palës Nano për të dhënë sqarime në lidhje me këto fakte, redaksia mbetet e hapur për të botuar reagimin e tyre.

(Marrë nga CityNews dhe folshqip.al)

Shënim mbi shënimin:

Çfarë shkelje ka bërë Fatos Nano në këtë rast? Asnjë shkelje ligjore. Ndaj dy portalet e mësipërme do të ishte mirë të intervistonin zotin Nano, pasi mund ta akuzosh për gjithçka, në këtë rast, por jo se ka shkelur ndonjë ligj. Mund të dyshohet se ka anuar nga kryeministri Rama në interes të dhënies së lejes së ndërtimit, por kjo ka të bëjë me moralin politik. Xhoana Nano është një biznesmene e suksesshme dhe ka aplikuar për leje të cilën ia ka dhënë bashkia e Tiranës. (Koha Jone)

http://folshqip.al/edi-rama-blene-edhe-fatos-nanon-per-nje-leje-ndertimi/

http://www.syri.net/politike/119525/foto-ja-si-edi-rama-e-bleu-fatos-nanon-ish-lideri-i-ps-behet-ndertues/

SHKARKO APP