Edi Rama, buburrecat dhe trungu që është kalbur

Kryeministri Rama, pasi ka marrë gjitha pushtetet dhe ka hipur majë pemës së gjithëpushteteve, ka filluar të ndiejë krisjen e trungut ku rri, i frikësuar se mos “buburrecat” e partisë së tij, por jo vetëm, ia gërryejnë rrënjët, ai ka filluar të kërcënojë publikisht.

Këshillën e dhënë nga një qytetar në takimin për “bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama duket se e përdori për të dhënë një mesazh që shkon përtej administratës.

“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, iu drejtua qytetari, Ramës.

Përgjigjja e kryeministrit kishte një karakter më shumë politik: “Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë.”

Por kryeministri harron se kur ti shikojë buburrecat me sy, ato e kanë bërë trungun “sallatë” dhe rënia përtokë nga trungu i kalbur, mbetet një rënie si në humnerë. Sepse është ngjitur shumë lart majë gjithë pushtetëve.

Dhe për dreq sapo ka filluar lëvizja brenda PS-së pasi po qartësohen se Rilindja ka uzurpuar gjithçka e po bën para të madhe, kurse vetë PS-ja ka mbetur me gisht në gojë, përveç ndonjë socialisti pushtetar, i cili e lyen në pjatën e Rilindjes tasin e eurove.

“Buburrecat” e kanë gërryer tashmë trungun, pasi ishte që në fillim trung i kalbur nga thasët me euro.

 

SHKARKO APP