Edi Rama del kundër ambasadores amerikane dhe BE. Paralajmëron heqjen e koalicioneve, praktikisht shkeli Marrëveshjen

Edi Rama tha sot në konferencë shtypi se do të përkrahë opozitën parlamentare, duke thënë se do të votojë propozimet e tyre ku futen heqja e koalicionëve, rritja e pragut elektoral dhe hapja e listave. Të gjitha çfarë kanë bërë 28 deputetët e opozitës parlamentare janë hartuar në zyrën e kryeministrit Rama e më pas ua ka dhënë Taulant Balla.

Ndërkohë ambasadorja amerikane dhe BE janë shprehur që Marrëveshja të mos preket e të votohet siç është firmosur me 5 qershor. Edhe nga Gjermania ka ultimatume të forta që Marrëveshja të mos preket.

Por sot kryeministri Rama hodhi poshtë Marrëveshjen e firmosur dhe tha se nuk ka asnjë forcë në botë ta bëjë të votojë siç duan ata (nënkupto ambasadoren amerikane dhe BE).

Pas kësaj që bëri publikisht dhe zyrtarisht kryeministri Rama opozita duhet të reagojë fort dhe egër. Po kështu pritet të reagojnë BE, veçanërisht Gjermania dhe SHBA, ndaj këtij vendimi të ri të kryeministrit Rama që shkeli Marrëveshjen e preu në besë ndërkombëtarët.

Me sa duket qenka e shkruar që prej pushtetit të korrupsionit dhe krimit që ka çelësat e kryeministrisë, Shqipëria të shkojë drejt një përplasje finale me popull kundër oligarkisë dhe Edi Ramës.

Fatkeqsisht!

Lexoni edhe..

BE kundër Ramës, Varhelyi: Reforma zgjedhore vetëm sipas marrëveshjes së 5 qershorit

Balla: Grupi i PS mbështet ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare

Çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun dhe perspektivën evropiane

Reforma Zgjedhore, Dule: Mazhoranca do që ta shkallmojë

PAA: Të eleminohet çdo vonesë apo deformim për miratimin e Reformës Zgjedhore

SHKARKO APP