Edi Rama dhe Ben Blushi konkurojnë me libra në Torino. Blushi sfidues.

Ben Blushi dhe Edi Rama konkurojnë këtë radhë jo për PS-në, pasi Rama nuk njeh konkurim, por sot përballen me libër, me talent e mu në Torino.

Ben Blushi merr pjesë në Panarin e Torinos (Itali) me librin e tij, i cili në Shqipëri u përpi dhe bëri jehonë, duke sfiduar emra të njohur të traditës.

Panari i Torinos mbetet një nga panairet më të njohura të botës letrare. Në Panair ndodhet edhe Edi Rama me librin e tij “Kurban”. Edhe disa autorë të tjerë të futur nga ministria e kulturës.

Ndërsa libri i Ben Blushit ka hyrë në panair pa mik dhe pa ministrinë e kulturës. Libri ka çarë me brendinë e tij dhe stilin befasues, shprehen drejtuesit e panairit italian.

Ben Blushi konkuron me “Otello, il Moro di Valona”, i cili po blihet duke korrur një sukses tmerrues edhe për kryeministrin Rama, i cili ndodhet aty me të njohurin e madh italian, Vittorio Sgarbi.

Në foto: Ben Blushi në Panair në Milano, datë 12 maj 2018

“E gjithë kjo në një ditë” është tema zyrtare e edicionit të 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit të Torinos që ka nisur më 10 maj dhe do të vijojë deri më 14 maj. “Një temë që hap shpresë, të ardhme, liri, në një situatë që nuk është veçanërisht e favorshme për vendin tonë dhe për industrinë kulturore.”, shkruhet në faqen zyrtare të këtij panairi, ku bëhet me dije se cilët do të jenë pjesëmarrësit më të rëndësishëm dhe risitë e këtij panairi.

Ndërsa Edi Rama me një shpurë të madhe pas tij po bën reklamë librit të tij “Il Sacrificio”.

“Do të ketë shumë risi në prurjet e këtij panairi dhe emra të njohur.  Një nga këto  do të jetë prezantimi i librit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama “Kurban / “Il Sacrificio”, që do të mbahet a do të mbahet e diel më  13 maj, ora 10.30 në Sallën e Blue të Pavijonit 2. Një diskutim me autorin, Vittorio Sgarbi.”, shkruan Overia Mannelli.

“Histori shqiptare”, titullohet një nga seksionet e tjera të këtij panairi ku do të përfaqësohen edhe të rinjtë nga Shqipëria. Ministria e Kulturës njofton se  në Torino do të prezantohet edhe  krijimtaria e autorëve të rinj: “Në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës së Rajonin të Pulias, me Fondacionin Gramsci dhe Qendrën Shqiptare të Torinos organizojnë prezantimin në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino të pesë autorëve të rinj nga Shqipëria, fitues të projekti “Fondi për mbështetje të krijimtarisë letrare, 2017” të mbështetur nga Ministria e Kulturës.”

Pjesëmarrësit janë pjesë e një projekti që sipas institucionit shqiptar ka ndihmuar në realizimin e veprave dinjitoze të letërsisë shqipe është dhe ky është “Fondi në mbështetje të krijimtarisë letrare” përmes së cilit mbështeten autorët në procesin e tyre krijues.

“Në vijim të kësaj nisme Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Rajonin e Pulias, me Fondacionin “Antonio Gramsci” dhe shtëpinë botuese “Salentobooks” do të organizojnë prezantimin e pesë autorëve të rinj nga Shqipëria në Salonin Ndërkombëtar të Librit në Torino. Është e para herë që hartohet një program i posaçëm për autorët e rinj, me qëllim përkthimin dhe botimin e veprave më të mira në gjuhën italiane. Projekti i titulluar “Albanian Storytelling” synon të shtrihet në kohë dhe të vende të ndryshme.”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës.

Por Ben Blushi po shfaqet befasues e sfidues edhe në Torino. Edi Rama e ndjek pas atje, në Torino, dhe mban shënime se si duhet shkruar letërsi.

 

SHKARKO APP