Edi Rama dhe Tom Doshi janë një !

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OxpPq2FWfy4″ width=”560″ height=”315″]

Kryeministri Edi Rama duket se është pajtuar me deputetin Tom Doshi, i cili ishte pjesë e grupit parlamentar të partisë që ai drejton.
Ditën e sotme ata janë para përkrah njëri-tjetrit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, duke pritur Dom Ernest Troshanin, i cili dy ditë më parë u shpall kardinal nga Papa Francesku.
Në një video të siguruar nga News 24 duket se, kryeministri Rama ka bërë pjesë edhe Tom Doshin pjesë të delegacionit zyrtar që do të priste në Rinas kardinalit Dom Ernest Troshani.
Pas përjashtimit të deputetit Doshi nga grupi i PS, marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur, megjithatë videoja e publikuar ditën e sotme, flet ndryshe. /BW.
Si të mos mjaftonte kjo skenë e sotme në dhomën VIP të aeroportit në Rinas, ka qenë Jozefina Topalli që ka akuzuar Edi Ramën se në Shkodër ka ngrënë darkë me deputetin Tom Doshi dhe deputetin Armando Prenga. Pra duket një lojë me dy porta e kryeministrit Rama në raport me Ilir Metën. Nga njëra rri në koalicion me Ilir Metën se i duhen numrat e deputetëve dhe nga ana tjetër darkon dhe rri afër Tom Doshit, të cilin e ka përjashtuar formalisht nga grupi parlamentar i PS-së për shkak të akuzave të tij ndaj Metës.
Por a e di Ilir Meta lojën dyshe Rama-Doshi?!

SHKARKO APP