Edi Rama e hoqi qafe Kokëdhimën
Tashmë dihet nga të gjithë se Koço Kokëdhimën e hoqi nga politika, të paktën për momentin, pikërisht Edi Rama. Gjykata Kushtetuese dy ditë para vendimit të saj ishte në dilemë se si të vendoste pasi nuk kishte ku ta kapte ligjërisht Koçon, por priste sinjal nga kryeministri. Akoma Edi Rama nuk kishte vendosur, por ka informacione të besueshme se një ambassador i huaj në Tiranë ka shkuar tek zyrat e kryeministrisë ku i ka thënë se duhet hequr mandati i deputetit vlonjat. Më pas Kryeministri ka marrë në telefon në Gjykatën Kushtetuese ku u ka thënë se “jeni të lirë…”, çka përkthehet se hiqeni mandatin Kokëdhimës , pasi nga ana e PS dhe as e grupit parlamentar nuk do të ketë asnjë reagim.
Dhe kështu ndodhi. Iu hoq mandati i deputetit. Nuk pati reagim apo deklaratë nga selia rozë dhe as nga ana Gramoz Ruçit si kryetar grupi. As vetë Rama.
Kjo sa u tha më sipër është e sigurtë, porse mbetet enigmë se pse vendosën në kupolën rozë ta digjnin Koço Kokëdhimën, duke ditur se ishte miku më i ngushtë i Edi Ramës. E dogji Gramoz Ruçi me grupin e tij ? E pabesueshme të dalë njeri mbi Ramën në PS. E dogji ambasadori amerikan Lu? Kjo ha diskutim.E dogji vetë Edi Rama me Erion Veliaj dhe Saimir Tahirin? Mundet! Koço u bë i “rrezikshëm” për pasardhësit e Ramës në PS. Me sa duket Rama duke ndjerë ngjitjen e shpejtë të Koços në hierarkinë e selisë rozë, ndonëse e futi në Asamblenë e PS-së, pra numri një i socialistëve është “kthjelluar” edhe nga Veliaj-Tahiri se nesër nëse humbet zgjedhjet në vitin 2017 vetëm Kokëdhima mund të synojë kreun e PS-së. Ndaj paloseni!-ka qenë porosia. Dhe u gjet Gjykata Kushtetuese që i preu mandatin e deputetit, duke ia zbehur rolin në politikë, pavarësisht se Koço deklaron se jam në të njëjtat pozita në PS. Valentina Leskajn e shpëtoi Rama. Edhe për Haki Çakon bëri namin kryeministri, ndërsa asnjë fjalë për Kokëdhimën.
E shitën !
Por a e di Koço se e shitën të PS-së? Apo e di e ndaj takohet me Ilir Metën! Interesant do mbetet reagimi i Koços në PS, duke ditur se Rama nuk i del dot përballë. Edhe kryesinë e PS-së, si organ vendimmarrës politik, Rama nuk e mbledh sepse nuk di reagimin e ish-deputetit.
PS-ja një deputet e shiti për pazarin e rradhës së Kryeministrit.