Edi Rama: Financimet ruse janë faktuar në PD, por edhe të tjerë janë përlyer…
Kryeministri Rama sot doli në një konferencë shtypi live me gazetarë dhe me pyetje nga publiku. Në thelb ishte konferencë shtypi model, të paktën në formë. Sejcili pyeste live dhe pa hezitim.
Ndërsa kryeministri dha përgjigjet e tij.
Por një gjë ishte për tu përmendur e cila lidhet me financimet ruse në politikën dhe në aktivitete të tjera biznesi.
Kryeministri tha tekstualisht : “Financimi rus i PD-së është denoncuar nga PS dhe Taulant Balla, Erion Braçe e me radhë nuk keni lënë gjë pa iu bërë, s’kanë lë gjë pa iu thënë. Ashtu sikundër është denoncuar nga Muhamet Veliu, nuk kanë lënë gjë pa i thënë. Çfarë kërkoni sot? Në televizionin tuaj ka dalë Basha dhe ka treguar një përrallë me 500 aksionerë nga diaspora që iu lindi në zemër që të mbledhin para por që nuk vunë emrat”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se “shumë shpejt do ju duhet të habiteni edhe për gjëra të tjera”. Rama la të nënkuptohet se do te ketë lajme të reja, sepse ka informacione se janë edhe disa media të financuara.
Ndërkohë avokat Spartak Ngjela ka deklaruar mbrëmë në Oranews se ka fakte se tre televizione shqiptare marrin para ruse.
Në fakt deri tani ka hulumtime dhe dyshime, përveç rastit Basha që është vertetuar nga intelegjenca amerikane. Pra nëse ka fakte dhe dokumenta apo përgjime qeveria apo ambasada amerikane duhet ti publikojë me emër dhe mbiemër.