Edi Rama flet në Malësinë e Madhe: Mos votoni dy njerëz që morën në qafë opozitën!

Kryeministri Rama ishte sot në MALËSI E MADHE, ku u prit nga mijëra e mijëra njerëz.

Pas takimit Rama shkruan në facebook:“Në bashkinë e Veriut që ndryshon e shikon vetëm përpara me drejtuesit e duhur dhe mbështetjen e qeverisë sonë.

Vijojmë rrugëtimin e gjelbër drejt 14 Majit edhe në Malsinë e Madhe për të ecur VETËM PËRPARA me Tonin Marinajn në krye të bashkisë”.

Në fillim foli deputeti Paulin Stërkaj, i cili njihet për popullaritetin e tij të madh. Me pas ishte Tonin Marinaj, kryebashkiaku aktual që kandidon për mandat tjetër i cili përshendeti ardhjen e kryeministrit dhe premtoi se në mandatin tjetër do të ketë me tepër investime sesa deri tani. Me pas folën ministra.

Në fund ishte kryeministri Rama që mori fjalën. Ai theksoi se pala tjetër është me drejtues të vjetër dhe pa përspektivë. Ai tha se ka plot demokratë që mund ta marrin opozitën, por ndërkohë ne do të drejtojmë më mirë vendin dhe në rastin konkret Malësinë e Madhe e cila me Tonin Marinaj ka njohur zhvillim, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se duhet të zhvillojmë turizmin malor kudo, por këtu në Malësinë e Madhe ka projekte shumë të mira për turizmin.

(Për më tepër shikoni videon e takimit…)

SHKARKO APP