Edi Rama fut “kaubojs”-in në konkurim për të denigruar Ben Blushin
Kryesore E Hënë, 19 Prill 2021 20:58
Dje Ben Blushi e shpalli publikisht ne emisionin e Sokol Balles kandidimin e tij per kryetar te PS-se. Ishte konciz , i prere dhe i sakte deputeti Blushi. Nderkohe kur po fillonte emisioni, si per ta denigruar procesin e konkurimit, Edi Rama ka nxitur qe te dilte ne media edhe emri i Eduart Ndocaj, ose “kauboj”-it. Dhe e arriti sa per ta futur ne lojë. Nderkohe qe deputeti Ndocaj ka shpallur se eshte nenkryetar i PDK se Nard Ndokes dhe nuk mundet te konkurojë duke qene numri dy ne nje parti tjeter.
Por Edi Rama shquhet ne krijime situatash te tilla denigruese dhe shpoti. Por mendohet se Blushi do te jete i pameshirshem ndaj Rames edhe ne parlament.
Gjithsesi Rama e futi ne loje deputetin “kaubojs” dhe tani pritet te nxjerre edhe disa kandidatë te tjere formal per te denigruar procesin.
Ja se ç’shkruante sot lapsi.al:
Titulli i gazetës Shekulli sot, për intervistën e Ben Blushit në Top Story, duket sikur nxjerr zbuluar arsyen se përse Eduart Ndocaj, kaubojsi i Lezhës, po kandidon për kryetar të PS. “Blushi, fushatë për kreun e PS, në garë edhe Eduart Ndocaj”, ky është titulli i gazetës së Koço Kokëdhimës, ku lexohet qartë cinizmi për të devalorizuar aksionin e Blushit, për ta ridikulizuar idenë e garës dhe të demokracisë së brendshme në PS. Për ta bërë diçka banale, që nuk arrin dot në nivelin e lartë të ballafaqimit me Edi Ramën.
Pas Kokëdhimës, i dyti në radhë që i dha faqen e parë kaubojsit, duke e bërë edhe më banal dhe të thartuar shërbimin, ishte Karlo Bolino. “Kongresi i PS, Ndocaj sfidon Blushin dhe Ramën për kryetarin”, shkruante në faqe të parë Shqiptarja.com.
Ndryshe nga i gjithë shtypi tjetër, i cili kishte lajm kryesor daljen e Blushit në Top Story, dy gazetat zgjedhin në titujt e tyre potencimin e kandidimit të kaubojsit. Madje nëse Shekulli kishte në faqet e brendshme diçka nga intervista e Blushit, Karlo Bolino nuk kishte asnjë rresht, por dy faqe të plota ia kishte kushtuar Eduart Ndocajt dhe atyre që kundërshtojnë Blushin në PS. Sigurisht që Karlos i duhet shumë tepër se sa Koços për të dëshmuar besnikërinë e shërbimit.
Mënyra se si e servirën këto gazeta përdorimin e kaubojsit në një lojë meskine politike, është pasojë e një deformimi më të madh. Ato vetëm nxorrën në dritë faktin se deputeti me kapele (me qëllim ose rastësisht) duhet të përdoret për të zhvlerësuar një garë ku kryetari aktual i PS, Edi Rama, nuk do të hyjë. Deformimi i madh ka të bëjë pikërisht me vetë Ramën, autoriteti i të cilit nuk lejon as të bezdiset nga rivalët brenda lloji, nga ideja e kandidimit, nga demokracia e brendshme, nga ballafaqimi publik me ata që nuk mendojnë si ata. Dhe për të mos e pranuar këtë fakt si një tipar thelbësor të një drejtimi autoritarist, Rama dhe organet e tij të propagandës synojnë të devalorizojnë procesin duke besuar se do të mbulojnë problemin.
Nuk dihet nëse Edin e Lezhës e kanë shtyrë apo kurdisur “të sfidojë” Edin e Tiranës, por është e qartë se ai po përdoret në mënyrë të trashë për të krijuar medemek një hendek mes udhëheqësit të lartë dhe atyre që bëhen qesharakë duke guxuar ta sfidojnë atë.
Kjo nuk është një lojë e re. Shumëkush e mban mend Shkëlqim Metën e ngratë e ca të tjerë, që në vitin 2001 u shfaqën në oborrin e PS duke kërkuar formularin e regjistrimit si kandidatë për kryetarë të PS. I kishte kurdisur Meta për të vënë në lojë Fatos Nanon. Të gjithë ishin entuziastë atëbotë për “gjetjen madhështore”. Qeshnin e ironizonin ndaj atyre që donin të konkurronin me “kryeministrin më të suksesshëm”.
Mirëpo Fatos Nanos i mjaftuan vetëm dy muaj betejë dhe Meta ra pikërisht kur ndihej më i fortë. Prishja e rregullave të lojës dhe përdorimi i pushtetit për të eleminuar kundërshtarët (aq më tepër brenda të njëjtës parti) një ditë të kthehet kundër.