Edi Rama i hetuar nga komisioni parlamentar për çështjen “CEZ”
Batutat e fundvitit në Komisionin Hetimor
Spaho: Si ndodh në qeverinë tuaj ky lloj kontradiksioni?
Rama: Në çështjet e shtëpive të botës, nuk jam kompetent unë, por kryetari i partisë suaj. Mbas vrimës së çelsit ai i sheh të gjitha në shtëpitë e të tjerëve. Ai i di këto. Fol me të dhe do habitesh e vetë çfarë do dëgjosh.
Spaho: Ju ka këshilluar këshilltari juaj për CEZ-in?
Rama: Kush është këshilltari im mo?
Spaho: Nuk ndodh në asnjë qeveri të botës, edhe në të më korruptuarën.
Rama: Më korruptove miqësisht duke më kërkuar konfidencë. Mos e mbyll me këtë fjalë se jemi qeveria më e korruptuar. Megjithatë ky komision u drejtua shumë mirë, kjo falë jush (i drejtohet Spahos) por edhe falë dëshmitarit (për veten). Ju uroj suksese në jetë, gëzuar vitin e ri, partisë suaj s’i uroj asnjë gjë.
Spaho: Edhe ne ju urojmë suksese në jetë
Rama: Ju nuk e keni me gjithë mend se suksesest e mia në jetë janë tortura juaj në jetë
Mbledhja
Kryeministri Rama ndodhet në Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen “CEZ”. Pyetjeve thumbuese te kryetarit të këtij komisioni, deputetit të PD-së, Spaho ,kryeministri Rama iu përgjigj shkurt, duke thënë se nuk kam asgjë për të shtuar me shumë se sa ka deklaruar këtu ministri Gjiknuri. Me pas pyetjet vijojnë të shumta ndaj kryeministrit Rama.
Deputeti Spaho akuzon se keni paguar në mënyrë të padrejtë 100 milion euro palës çeke CEZ.Kryeministri Edi Rama është duke iu përgjigjur kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar për marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe CEZ për të dëshmuar në këtë komision. Pavarësisht pyetjeve të bëra nga Spaho, kryeministri Edi Rama ka deklaruar: Unë konfirmoj, dhe mbështes atë që ka thënë ministri Gjiknuri. Për shkak se nuk dua që të dalim nga konteksti duke cituar një proces që ka fillim, ka vazhdim, ka fund. Atë që ka thënë ministri nga A tek Zh, unë e konfirmoj. Në këtë komision ka dëshmuar me heret edhe kreu i Kontrollit te larte te Shtetit Bujar Leskaj, sipas te cilit marreveshja e shtetit shqiptar me kompanine CEZ per anashkalimin e arbitrazhit nderkombetar i ka shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem prej 479 milione euro.
Edmond Spaho: Pyetja e parë që desha të drejtoja, a është e vërtetë që marrëveshja ishte paravendosur dhe gjithçka tjetër ishte sa për të hedhur hi syve?
Edi Rama: Jo
Spaho: Kjo është përgjigja juaj
Rama: Po
Spaho: Nga sa keni deklaruar më përpara në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kam dokumenta që vërtetojnë të kundërtën e kësaj që the
Vasilika Hysi: Jemi seancë pyetje përgjigje dhe jo komente
Spaho: Mos kini merajk se nuk po bëjmë as gjykatësin as prokurorin ai tha jo. Tani unë do i paraqes disa dokmenta z Rama që nuk përputhen me përgjigjen e tij. Zoti Rama jeni dakort?
Rama: Po shumë dakort
Spaho: Keni deklaruar se marrëveshja është arritur në 23 qershor. Edhe ju në Kuvend kur u miratua marrëveshja dhe ministri Gjiknuri, keni mbajtur të njëjtin qëndrim. Mua më rezulton se marrëveshja është arritur në 10 janar dhe 7 shkurt. Në takimin e parë në Vjenë, palët kanë paraqitur pretendimet. Pala shqiptare ka insistuar në mos uljen e humbjeve dhe moskryerjen e investimeve dhe në mosmbledhjen e detyrimeve. Mediatori, ju sugjeroj palëve që të sjellin dokumentacionin për këto pretendime në takimin e dytë. Sipas njoftimeve korrespondencë që qeveria ka shkëmbyer me avokatin, në 31 mars e ka njoftuar se marrëveshja ka përfunduar. Ndërkohë, sipas deponimeve të Zotit Gjinkuri, mund t’ju jap korrespondencën e avokatit. Midis periudhës 10 janar 7 shkurt Gjinkuri thotë: Mbi këto analiza është diskutuar me kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit.
Rama: Mbështes plotësisht atë që ka referuar këtu ministri Gjiknuri, dhe asgjë më shumë. E konfirmoj, s’kam asgjë për të shtuar.
Spaho: Ju konfirmoni se zgjidhja e marrëveshjes është bërë menjëherë në Vjenë.
Rama: Unë konfirmoj atë…
Spaho: Si rrjedhojë e disedimeve që keni bërë ju me ministrin e Energjetikës.
Rama: Jo, atë e thoni ju.
Spaho: E thotë Gjinkuri këtë jo unë. Ai thotë se: “Vendosëm që do ti japim CEZ mbi 100 mln euro
Rama: Konfirmoj atë që ministri Gjiknuri ia referuar këtu atë.
Spaho: Pra…
Rama: Praja është e juaja. Ajo që them unë është se ajo që ka referuar ministri e kam mbështetur.
Spaho: Ju keni marrë vendimin që në takimin e parë për ti dhënë CEZ mbi 100 mln euro.
Rama: E kuptoj pyetjen tuja, ndaj përgjigja ime është kjo, për shkak se nuk dua që të dalim nga konktesti duke cituar pjesërisht një proces që ka fillim, vazhdim dhe fund. Shpjegimin e ministrin nga A-ZH, i mbështes. Unë i lexoj për veten tuaj dhe ju timen. Nuk konfirmoj dot nxjerrjen nga konteksti të një fraze që ka vazhdim dhe fund.
Spaho: S’ju detyroj ju që të miratoni atë që them unë.
Rama: Ekzakt.
Spaho: Qëllimi është të nxjerrim të dhëna Ministri në Vjenë ka paraqitur pretendimet e veta të qeverisë
Rama: Ky është opinion
Spaho: Jo janë në letra
Rama: Lexojmë të njëjtin dokument por ju e interpretoni ashtu, Unë di tu them atë që unë di dhe ajo që unë di është ajo që unë ju thashë. Nëse ju vijoni të nxirrni konkluzione mbi pikëpamjet tuaja kjo është e drejta juaj
Spaho: Unë nuk po ju jap qëndrime po ju lexoj
Rama: Tia lemë publikut të vendosë
Shalsi: Dy alternativa janë sjellë në vëm : zgjidhja e mosmarrëveshjes me mirëkuptim dhe dërgimi në gjykatë. Pse gjykuat se zgjidhja zgjidhja e mosmarrëveshjes me mirëkuptim ishte zgjidhja më e përshtatshme, dhe pse nuk u ndoq me procedurë gjyqësore?
Rama: Konteksti në të cilin ne morëm detyrën impononte ndërhyrje sa më të shpejtë për një situatë që ishte jashtëzakonisht e komplikuar. Mos harrojmë që në vitin 2013, humbjet ishin 50%, mos harrojmë që situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN, për një zgjidhje të shpejtë., Të gjitha rrethanat, previligjonin zgjidhjen e konfliktit, për shkak të të së kaluarës , qeveria shqiptare e kishte dobësuar pozicionin dhe ne trashëgonim atë pozicion dhe ne po rrezikonim një kolaps energjetik dhe financiar pa pasur asnjë shans për investime por ne i bëmë dhe investimet falë kësaj zgjidhje. Kjo është histori e njohur dhe plotësisht ë qartë për ata që duan ta kuptojnë.
Spaho: Në lidhje me këtë përgjigje, thatë që pozicioni i palës shqiptare ishte dobësuar, si e keni arritur këtë konkluzion, dhe a ju është sugjeruar të vazhdoni arbitrazhin nga palët që ishin pjesë e negociatave?
Rama: Pozicioni i shoqërisë shqiptare ishte dobësuar në mënyrë të pariparueshme. Pala tjetër, CEZ-i kishte çelur një proces pas një shpronësimi të dhunshëm të paligjshëm. Të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e bëra me gjithë faktorët na dhanë këtë konkluzion i cili është mbështetur nga sekretariati i energjisë në Vjenë e kjo marrëveshje është bërë me prezencën e zv/drejtuesit të sekretariatit si palë e tretë në mënyrën më koherente të mundshme. Nuk besoj se sekretariati i energjisë do duartrokiste një marrëveshje që do ishte e dëmshme për publikun shqiptar.
Spaho: Për arbitrazhin, ju jeni këshilluar nga avokati që keni marrë ju dhe e keni paguar jo pak që ta ndiqni çështjen në arbitrazh. Në negociata duhet të mbrohej interesi i palës shqiptare, gjë që nuk është bërë.
Rama: Grupi i negociatave ka pasur një numër të konsiderueshme faktorët por dhe faktorë të tjerë që unë i përmenda kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe pikëpamja jonë e konsoliduar ka qenë ajo që thash. Ne gjendeshim në një pozicion të pamundur për të ndjekur këtë dhe ajo që bëmë ishte ajo që duhet të bënim.
Spaho: E konsultuar midis jush dhe jo në konsultë të avokatit që kishit paguar për të bërë vlerësimin. Ju e hodhët poshtë ketë mundësi e cila do vendoste një balancë financiare.
Rama: Këtë e thoni ju, Unë konsideroj se kur bëje fjalë për diskutime, mes faktorëve e ka pikëpamje të ndryshme dhe ngelet ajo që qëndron.
Spaho: Këtë nuk e them unë. Këtë ua ka thënë avokati në dhjetor juve. Në 2 dhjetor ka një tjetër ku i drejtohet qeverisë shqiptare ku thuhet; Hapni arbitrazhin. Ju refuzuat ë ta bënit.
Rama: Nuk e mohova këtë profesor. Por ju thoni se ne morëm një vendim arbitrit dhe nuk pyetëm njeri.
Spaho: Ju thatë…Po më falni
Rama: grupi i punës negociatore ka parë dhe letrat dhe sugjerimet dhe arritën në konkluzionet e tyre dhe arritën më të mirën për vendin tonë.
Spaho: Ju thatë se nuk bëtë arbitrazhin në të mirë të qeverisë dhe vendit. Nuk qëndron ajo që thatë ju, s nuk shkuat në arbitrazh pasi pozicioni i palësh shqiptare ishte i dobësuar. Ishte zgjidhja huaj mos të shkonit.
Rama: Nuk qëndron sipas jush, por sipas meje qëndron. Ajo ushte njëra nga pikëpamjet. Zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte nëse do shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër e cila na kishte ftuar në arenë pasi u përzu me dhunë nga Shqipëria.
Spaho: Këtë që nuk kishte asnjë shans për të fituar po e thoni ju. Pasi dhe avokati ndërkombëtar dhe dy firma ju kanë rekomanduar. Sipas llogarisë së tyre dëmi ishte 1 mln euro. Këtë e keni me dokumente të shkruara.
Rama: Në dijeninë time ju më keni kërkuar atë që them unë. Ju jeni të lirë ta merrni në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër. S’keni si të nënvizoni atë që them unë se unë e them. Këtë thoni ju, unë them atë që them unë.
Spaho: Kush e mori vendimin
Rama: I gjithë grupi që ishte përcaktuar për të marrë vendimin.
Spaho: U mor vendim politik tha Gjinkuri.
Rama: Ministri Gjiknuri s’ka asnjë shans që të ketë thënë atë që thoni ju.
Spaho: Nuk e di nëse ha pula ministri, por unë kam paraqitur dokumenta ku kundërshtohet kjo që thoni ju.
Rama: Jeni ju në të drejtën tuaj që të përcaktoni se ku është ndodhur ministri. Unë ju them përsëri; konfirmoj çka thënë ministri, mbështes plotësisht atë çka është bërë dhe mbroj bindjen se me mënyrën se si u zgjidh ai konflikt Shqipëria fitoi. S’mund të bëjmë dakord për këtë gjë se ndryshme s’do ishte ngritut komisionit.
Spaho: E kishit këtë bindje përpara se të bëheshit kryeministër që CEZ-i kishte të drejtë se kishte ndodhur një shpronësim barbar në polici. E keni pasur këtë bindje mirëkuptimin me CEZ?
Rama: S’kam përgjigje tjetër
Spaho: Jeni konfirmuar nga avokati me një letër drejtuar juve pasi nënshkruat marrëveshjen: Më pas vumë re anomali.
Rama: Kush e thotë këtë?
Spaho: Avokati ndërkombëtar ua thotë juve
Rama: The online, po unë portalet nuk i lexoj
Spaho: E di, doni dhe t’i hiqni.
Rama: Nuk kuptoj termin “shitje publikut”
Spaho: Pyesni Gjiknurin
Rama: Nuk e kuptoj thelbin e pyetjes. A është shkruar letra në shqip? Se ne dhe kur vjen puna për shqip me zorr kuptohemi e jo më në gjuhë të huaj.
Strazimiri: Dëshmitar, rezulton se CEZ i dretohej OST e KESH, 300 milionë euro, mirëkuptimi në këtë rast rezulton që të kesh 450 milionë euro pse ky mirëkutim dashuror ndaj cez kur sihit faturat në dorë
Rama: Unë mbështes gjithë referemin që iu ka bërë Gjiknuri për këtë çështje
Strazimiri: Jeni në dijeni se i është kërkuar z Bushle që të bëjë komente me çështjen?
Rama: Lidhur me cështjet e hapura e dhashë qëndrimin, për cështjet e fshehta, hetoni denonconi, gërmoni dhe bëni gjithçka për të cilat paguheni. Unë di që procesi ka qenë spektakolar dhe zgjidhja ka qenë spektakolare. Sepse i dha zgjidhje një procesi që mund të kishte fundosur vendin
Strazimiri: Rrugë e gjatë që ka kushtuar 400 e ca milionë euro, por mund të kishit gjetur zgjidhje tjetër. Këtë zgjidhje spektakolare e kishit në mend që gjatë fushatës elektorale? Keni thënë që e përzunë CEZ në mënyrë barbare, me këtë mentalitet hytë në negociata për të zgjidhur kontratën, me 100 milionë e ca euro shtesë që duhet ta blinit këtë zgjidhje
Rama: Keni mbetur prapa me hetimin për mentalitetin.
Strazimiri: 450 mln euro…
Rama: Unë nuk ju ndërpreva, ju mos më ndërprisni. Nuk duhet të kesh shumë mend dhe as shumë informacion për të dalë në konkluzionin se shpronësimi për të dalë nga një diktaturë ka qenë i duhuri. Ne zgjidhëm rrugën më të mirë për të të zgjidhur rrugën e gabuar që kishte marrë qeveria e mëparshme
Strazimiri: Atëhere para se të bëheshit kryeministër e kishit këtë synim?
Rama: Këtë e thoni ju, unë thashë atë që thashë.
Strazimiri: Që e kishit më parë këtë synim?
Rama: Që sjellja barbare ndaj shqiptarëve është e papranueshme.
Strazimiri: Domethënë është e vërtetë?
Rama: Tani po përgjigjesh ti se unë nuk thashë gjë…
Strazimiri: Që ishte barbari dhe duheshin 450 mln për të zgjidhur kontratën.
Rama: Nuk kam përgjigje.
Strazimiri: Ta gëzoni.
Tabaku: A është e vërtet që marrja e statusit të vendit kandidat u pengua dhe nga qeveria çeke?
Rama: Është e vërtetë se pala çeke ka pasur pretendime serioze lidhur ndaj këtij problemi. Është e vërtetë që në prag të marrjes së statusit, qeveria çeke i ka shprehur seriozisht pretendimet të përzënies me polici nga Shqipëria.
Tabaku: Unë kam tre letra këtu që thonë dhe i drejtohen ministrisë së Energjisë: Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme çeke, pala çeke do jap ‘OK’ e saj për dhënien e statusit kandidat.
Rama: Ju po ndani mendimi tim me mua.
Tabaku: nuk ju ndërprera zoti Dëshmitar. Pala Çeke vuri pengesë për statusin kandidat.
Rama: Ajo që thash unë është ajo që thash unë. Mos interpretoni. Tani çfarë kërkoni tani nga ynë? Doni që unë të bëj konsensus me pyetet tuaja? Ku janë pyetet.
Tabaku: Pyetjet i bëjnë ne këtu. Unë bëra një koment.
Rama: Komentet e para janë të tepërta, pasi këtë është komison.
Tabaku: Anëtarët e komisionit mund të thellohen me pyetet.
Rama: Një minutë. Që ta bëjmë marrëveshjen e fjalës, kur thotë avokat Ngjela. Ju keni të drejtë që të thelloheni në pyete, por të bëni pyetje tjetër. Kjo është e paligjshme, pasi duhet të bëni pyete. Për rentabilitet bëni pyetje, referojuni pyetjeve, Mos thyeni inteligjencën time me pretendimet tuaja.
Tabaku: E njëjta gjë është dhe për ne.
Rama: Ka një ndryshim Zonja Tabaku. Nuk jemi njësoj, unë jam dëshmitari, respektoni dëshmitarin zonja Tabaku.
Spaho: Ka qenë kusht apo jo Çështja CEZ ?
Rama: Është absolutisht e vërtetë dhe nuk mendoj se është për t’u çuditur duke parë si funksionin BE, që qeveria çeke ka pasur një pozicion shumë e ngurtë për shkak të kësaj cështje. A do qëndronte qeveria çeke deri në sekondën e fundit këtë nuk e dimë, por ekzistonte mundësia që të përdorte veto. Ashtu sikundër qeveria çeke bënte presion maksimal me idenë që ne ende jo as si kandidatë do kushtëzoheshim nga presioni.
Kam informuar disa nga vendet anëtarët duke e quajtur të papranueshëm presionin e çekisë, dhe ambasadorës ceke i kam bërë të qartë se me presion nuk merrni asgjë.
Ajo që ne duam është marrëveshje me mirëkuptim, por kjo marrëveshje do bëhet pa u lidhur mekonjukturat e tjera. Mund të shkonte drejt vetos në raste se nuk bëhej marrëveshja por mund…
Unë personalisht kam folur dy herë me kryeministri cek, një herë e kam takuar dhe njëherë kam folur në telefon por mua personalisht nuk më është përdorur fjala veto në mënyrë të prerë por më është lënë qartësisht të kuptohet dhe i kam lënë të kuptohet që duam marrëveshje por nuk hamë presionin se ne shqiptarët jemi pak të çuditshëm
Spaho: Po ju po e thoni për herë të parë
Rama: Blendi Fevziu s’m’a ka bërë këtë pyetje po ta kishte bërë do i përgjigjesha. Nuk mendoj realisht që kushti ka qenë shprehimisht pa fleksibilitet. Në këndvështrimin tim ka qenë presion. Mund të ndodhte që marrëveshja mund të mos bëhej dhe atëherë mund të kishim një fakt, mund të ishte sjellë në mënyrë bllokuese ose jo, ishte në kontekst presioni nga ato që bëhen përditë .
Tabaku: Në dijeninë tuaj, a jeni njoftuar se avokati ndërkombëtar ishte përjashtuar nga grupi i negocimit
Rama: Raporte me avokatin i ka mbajtur institucioni përkatës, nuk kanë qenë raportet e mia
Jorida Tabaku: Avokati ka nisur një email duke ju drejtuar juve dhe Gjiknurit, shqetësimi i dytë lidhet se ka tëhnë se nuk dëshirojmë të merremi me këtë çështje meqënëse është e lidhur politikisht
Rama: Zonja Tabaku, letrat që më drejtohen mua u jepen për trajtim instucuinet me të cilat lidhen. Ndryshe nga çfarë mund të thuhet, unë besoj shumë te skuadra, tek përgjegjësitë e secilit. Nuk jam sovran, jam thjeshtë i pari i një qeverie që funksionon si skuadër. Kështu që letra që ju sapo cituat, ka ndjekur të njëjtën rrugë si mijëra e mijëra letra të tjera. Shkojnë për trajtim në vendin përkatës.
Spaho: Këtu nuk është çështja e rrugës së letrës, por pse u përjashtua nga grupi negociator avokati ndërkombëtar që u pagua nga qeveria juaj për ekspertizë ligjore. Dhe grupin e punës e keni ngritur ju, ju e përjashtuat avokatin. Nuk është opinion, është fakt. Edhe pse ju e keni paguar me qindra mijëra euro për të bërë këtë punë dhe nuk e përdorët
Rama: Ju thoni që avokati të konsiderohet pjesë e punës me qeverinë duhet të bëhet pjesë e qeverisë..
Spaho: Jo, nuk thashë këtë
Rama: Grupi i punës ka disa faktorë me të cilët komunikon, dhe një ndër ta është avokati. Nuk di të jetë shkruar gjëkundi që çdo gjë që thotë avokati duhet të merret si e mirëqenë. Avokati është pjesë e një procesi, por jo pjesë e vendimmarrjes së një procesi. Vendimmarrja nuk është e tij. Ai merr vendime kur është përballë gjykatës, por jo se si do i qaset qeveria një çështjeje
Spaho: Por ju s’keni marrë parasysh asnjë sugjerim të tij. Ju e keni nxjerrë jashtë grupit të punës, në një kohë që ju e paguanit. Kërkuat shërbimet e tij, paguat paratë dhe nuk e morën në konsideratë.
Jorida: Kjo ishte një çështje me sensibilitet të lartë dhe përfshihej një faturë e lartë financiare…a keni qenë në dijeni se avokati ishte i përjashtuar, për ta mbyllur negociatën pa sugjerimet e tij?
Mima: Shqipëria u zhvat nga pala çeke, avokati na ka këshilluar që mos të heqim dorë nga arbitrazhi
Rama: Pse nuk e bëtë ju pra?
Mima: Atë rrugë nisëm, por nuk e përfunduam dot
Rama: Mund ta bënit në vitin 2012, se ajo që ju bëtë ishte shpronësim i dhunshëm
Mima: Kështu e quani ju. Pse u mbajt e fshehtë marrëveshja CEZ-DIA, Rama: Për të fshehtat jeni ju, jo unë, mos më pyesni mua për të fshehtat. Unë nuk kam.
Spaho: Avokati në të njëjtën letër që ju ka dërguar ju…
Rama: Ore, pse flisni të gjithë për të njëjtën letër..
Spaho: Ju informon juaj që qeveria ka kërkuar të mbahet e fshehtë marrëveshja me DIA-n. Pse duhet të mbahej e fshehtë, dhe kjo marrëveshje nuk erdhi në parlament
Rama: Ministri Gjiknuri i ka dhënë përgjigje…
Spaho: Jo nuk i ka dhënë përgjigje prandaj po ju pyes juve.
Rama: Mbështes ministrin Gjiknuri në ato çfarë tha
Spaho: Më vjen keq që po mbroheni kaq dobët
Rama: Mua më bëhet qejfi që ju vjen kaq ëmbël kjo mbrojtja ime
Spaho: Po ju tha Banka Botërore që falini 450 milionë euro për tyë zgjidhur marrëveshjen me çekët
Rama: Si ka mundësi që asnjë institucion ndërkombëtar nuk na sugjeroi luftën dhëmb për dhëmb në arbitrazh por të gjithë sugjeruan zgjidhjen me mirëkuptim. Por BB e ka përshëndetur marrëveshjen me çekët dhe e ka bërë duke firmosur një marrëveshje të madhe për investime. Shanset që Shqipëria të dilte e shkatërruar në një lufte qorre që e filluat ju, as zonja Tabaku jo e jo, me palën çeke, ishin absolutë, ndërsa mirëkuptimi ishte e vetmja rrugë. Keni pyetje të reja? Se po i vini vërdallë se kam lënë fëmijët tek Qendra e Kulturës duke më pritur. Se mos doni dhe foto me mua se jam si ariu Silva në kohën tonë
Spaho: Ju e kishit detyrim ligjor të mbroni dhe nuk keni më argumenta të mbroheni dhe tani flisni për arinj. Ju japim mundësinë të luani me ariun Silva, por ju po vishni qëndrimet tuaja me qëndrime të tjera. Zgjidhje me mirëkuptim, mund të arrini por duke mbrojtur interesat e popullit shqiptar
Rama: A ju thoni dmth që mirë që u mirëkuptuat, por të ishit mirëkuptuar ndryshe. Tani ju që parë thatë pse nuk shkuat në arbitrazh që të përballeshit me armikun cek dhëm për dhëmb, por tani thoni mirë që keni gjetur mirëkuptim, por ta kishit gjetur ndryshe
(Bushati ndërhyn nga vendi)
Rama: Po leri Bushat mos ndërhy se je si te Champions Lige në kategorinë e tretë. Unë jam këtu për tju respektuar, por fyerjet nuk jua lejoj
Spaho: Treguat nivel të ulët
Bushati: Ti je ambulant i rrenës. Ti që flet për pula e zogj ti del këtu e na fyen. Je dëshmitar këtu dhe sillu si dëshmitar.
Rama: Po nuk ta dha fjalën pra, po bën tifozin në shkallët e stadiumit.
Bushati: Isha serioz, nuk mund të më thuash, kategori e dytë apo e tretë
Rama: Bëj pyetje, mos bëj tifozët tek shkallët e stadiumit, të paktën rri tek rripi, jo tek C
Bushati: Pse keni fshehur 1 miliard euro për këtë marrëveshje
Rama: Po tani profesor, merruni vesh, ishin 300 mln euro, 450 apo 1 mild sa thotë ky
Bushati: Ja ta shpjegoj unë
Rama: Më vjen keq për Vllazninë, por ti as për te shkallët e “Loro Boriçit” nuk je
Bushati: Po ta them unë tani
Rama: Profesor këto ishin? Se për këto të tjerat që as vetë ky nuk i di